EmailFacebookKontakt

Atë Joan Tereziu merr ofiqin e Stavroforit

Në datën 9 dhjetor 2024, Fortlumturia e tij, Kryepiskopi Anastas, i dha ofiqin e Stavroforit atë Joan Tereziut, klerikut të enorisë së kishës së Shën Nikollës, në Kavajë. Ceremonia u krye në kishëzën e kryepiskopatës së hirshme. Punëtor e i palodhur, atë Joani është edhe klerik përgjegjës për Manastirin “Fjetja e Hyjlindëses” në Zvërnec të Vlorës.