EmailFacebookKontakt

Atë Gjergj Suli

Të rrallë mund të gjenden në gjithë Shqipërinë fshatra si Lekli, që edhe pse me territor të pakët e tepër të vështirë, banorët e tij ka- në mundur të ngrenë nëntë kisha, të cilave nga lufërat iu kanë mbetur vetëm themelet ose ndonjë faqe muri, ndërsa shërbesat bëhen në njërën prej tyre, atë të Shën Dëllisë, e ngritur më shumë se 200 vjet më parë, me dëshirën dhe interesimin

Atë Gj

e Thanas Vajos, njëra nga figurat më të shquara të Leklit dhe pasha- llëkut të Ali Pashë Tepelenës, të cilit i qëndroibesnik.

Pikërisht, rreth 100 vjet pasi ishte ngritur kisha më e re, ajo e Shën Dëllisë, në vitin 1897 midis lekliotëve u lind Gjergj Jakov Suli, ku kaloi fëmijërinë. Pasi mbaroi shkollën plotore (fillore) të fshatit studioi në gjimnazin Zosimea të Janinës. Më pas vazhdon në Greqi me studime teolo’gjike. Në vitin 1922 ndodhet në Boston e më pas në Filadelfia të SHBA-së, ku i ndihmuar nga bashkëfshatarët vazhdon studimet për sociologji e le- tërsi. Ai njihte mirë pesë gjuhë të huaja.

Tashmë, në Filadelfia i ndodhet pranë një bashkëfshatar i tij, edhe ai klerik i thyer në moshë. Ata, ba- shkërisht meshonin në Kishën Auto- qefale Shqiptare, e cila ishte kthyer njëkohësisht një tempull i afrimit, i bashkimit dhe i vëllazërimit për shu-

ergj Suli

më lekliotë të emigmar, duke mbë- shtetur njëri-tjetrin për të kapërcyer vështirësitë që ndienin çdo ditë në dheun e huaj.

Por, si shumë bashkëfshatarë të tij, atë Gjergj Suli mendjen e kishte në vendlindje dhe i mallëngjyer kthe- het në vitin 1934, duke u bërë shpejt figura më e dashur për të gjithë le- kliotët, të mëdhenj e të vegjël. Sa shumë ishte ai i dashumar me Lek- lin e lekliotët e tregojnë edhe var- gjet që iu këndoi, të cilat fillojnë me fjalët më shpërthyese të shpirtit të tij: “Lekli gjashtë mëhallë, kurrë e kurrë s’ia nxora mallë”, refren i je- tës së lekliotëve kudo që ndodhe- shin, të cilat i këndonin sidomos në rastet kur mblidheshin.

Atë Gjergj Suli u bë pjesëmarrës aktiv i jetës shoqërore të fshatit, i pashkëputur asnjëherë nga bashkë- fshatarët në festat fetare e familja- re, në dasmë e në lindje. Ai nuk di- nte vetëm të shkruante vargje të bukura, por dhe të këndonte me më

të moshuarit e të rinjtë në ballkonin e vogël të sheshit pas kishës së Shën Dëllisë. Shpesh bashkëbise- donte duke dhënë mendimet e tij në zgjidhjen e problemeve të fshatit, të familjeve e të personave.

Pas pushtimit fashist me fillimet e Lëvizjes Nacionalçlirimtare, atë Gjergj Suli i përkrahu të rinjtë e fshatit që të shtonin radhët e for- macioneve të luftëtarëve për liri. Pikërisht për këto merita, respektin e simpatinë që fitoi në të gjithë fsha- trat e Rrëzës së Tepelenës, e zgjo- dhën anëtar të Këshillit Krahinor, detyrë që e mbajti edhe pas çlirimit.

Për fatin e keq të tij, të familjes dhe të gjithë bashkëfshatarëve, në fundin e vitit 1946 goditet nga pu- shteti monist në fuqi dhe pas një viti izolim, në moshën 50-vjeçare, ekzekutohet duke mbetur në kuj- tesën e të gjithëve që e njihnin, si lekliot i urtë, i dashur, i shquar e patriot, por dhe njeriu i Perëndisë që, sikurse e kishte fjalën të ëmbël dhe zemrën të ngrohtë, kërkonte ta kishin të gjithë bashkëfshatarët e tij dhe çdo qenie njerëzore.

Marrë nga gazeta “Odria”