130-vjetoriilindjessëImzotTheofanNolit
Figurë e shquar për Kishën Orthodhokse dhe për gjithë shoqërinë shqiptare
Atë Arthur Liolini për Imzot Theofanin
Fan S. Noli, (1882-1965) është dhe do të mbetet në jetë të jetëve një figurë e shquar në botën shqiptare, si një fetar, njeri i ditur, poet, shkrimtar dhe burrë shteti. Ai është themeluesi i të parës Kishë Ortho- dhokse Shqiptare në SHBA, më 1908. Ai ka përkthyer dhe është au- tor i mbi 42 librave liturgjikë, histo- rikë dhe letrarë, në të dyja gjuhët, në shqip e anglisht dhe konsidero- het një nga njerëzit më të ndritur të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Përkthimi i Testamentit të Ri, nga greqishtja në anglishten e sotme, është cilësuar si një nga kryeveprat e tij, e pasuar nga një numër i madh përkthimesh të liturgjisë dhe muzi- kës kishtare të Kishës Orthodhokse, në të dyja gjuhët, shqip dhe anglisht. Zotërues, në mënyrë të përkryer, i 12 gjuhëve të huaja, të pasqyruara
në një numër të madh albumesh, në përkthimin e dramave dhe poemave origjinale. Ai bëri të flasin shqip veprat e Longfellow-t, Ibsenit, Servantes-it dhe Omar Khajam-it. Noli i madh ka marrë nderimin dhe vlerësimin nga Shtëpia e Bardhë, për përkthi- met e William Shekspirit në shqip.
Më 1912, ai drejtoi Federatën Panshqiptare të Amerikës “Vatra”, si themelues i saj me Faik Konicën dhe atdhetarë të tjerë. Më 1920, përfaqëson atdheun e tij, Shqipëri- në, në Gjenevë, ku garantoi futjen e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, njohjen e shtetit të parë modern shqiptar dhe shpalljen e pavarësisë. Në vitin 1924, ai ishte Kryeministër i Shqipërisë.
Vepra e tij kritike “Bethoveni e Revolucioni Francez”, është vlerë-
suar nga njerëz të dëgjuar, si; George Bernard Show, kompozitori Jan Sibilius dhe autori Thomas Man etj. Ndërsa studionte në Konservatorin e New England, për muzikë, ai ko- mpozon “Rapsodinë Shqiptare”, “Uverturën Bizantine” dhe një numër të madh poemash, të gjitha të për- kthyera e të përshtatura në gjuhën shqipe. Dy librat e tij historikë për Gjergj Kastriot Skënderbeun, Heroin tonë Kombëtar, konsiderohen stu- dime klasike me shumë vlera.
I lindur në Ibrik Tepe (Qyteza), një qytezë e përbërë nga komuniteti shqiptar në Turqinë evropiane, jeta e tij shpaloset si një epos ekzemplar, e cila ndriti për më se një shekull me suksese në të gjitha drejtimet dhe në shërbimin që ai i bëri popullit të tij. I diplomuar në Universitetin e Har- vardit, më 1912, më vonë ai mori doktorata në histori dhe në muzikë nga Konservatori i New England. Shumë i thjeshtë dhe popullor në jetën e tij, i flaktë dhe i debatueshëm në oratori, ai ishte truri dhe përku- shtimi për t’i shërbyer popullit të tij
në shumë drejtime. Në shumë më- nyra enigmatik, ai në të njëjtën kohë jo vetëm ishte një patriot dhe atdhe- tar i devotshëm, por ishte njeri me horizont të gjerë dhe shumë i respek- tuar nga ndërkombëtarët për bindjet e tij.
Gjithmonë i qeshur e me një sens humori, jeta dhe vepra e tij edhe sot e kësaj dite është një rezonancë për shqiptarët që ata të jenë të bashku- ar e të punojnë për kombin e tyre. Duke qenë një njeri modest, përpa- rimtar, atdhetar, dashamirës, ai karakterizohej nga një karizmë, që tërhoqi vëmendjen dhe interesimin e diplomatëve të huaj dhe njerëzve të ditur të botës. Noli diti të shfrytë- zojë këtë interesim, duke e vënë në dobi të atdheut e të shqiptarëve, duke qenë një përçues i flaktë i atdhetarizmës, duke luajtur një rol model për popullin e tij shqiptar në SHBA, por edhe jashtë saj.
Jeta dhe vepra e tij e ndritur ru- het në kujtesën dhe memorien e kombit të tij shqiptar dhe do jetojë në brezat që do të vijnë.