EmailFacebookKontakt

Ata që punuan për Kishën tonë – Mësuesi i Qeparoit / Fjeti Z. Petro Xhuveli

Ata që punuan për Kishën tonë
Mësuesi i Qeparoit
Fjeti Z. Petro Xhuveli
Me hidhërim të thellë
u njoftuam, se më 7 maj
1999 fjeti z. Petro Xhu­
veli. Ai u lind më 1909 në
fshatin Qeparo, ku ishte
vendi i lindjes, i aktivite-
tit dhe i fundit i tij në këtë
jetë. Një jetë e përku-
shtuar në mësimdhënien
e besimit Orthodhoks,
sipas mësimeve të Etërve
të Kishës, në përgatitjen
e brezave me dashurinë e
Perëndisë.
Në vitin 1919, në mo-
shën 10-vjeçare, vëllai i tij
i madh Epaminonda e
mori në Athinë, ku për-
fundoi shkollën fillore.
Por, Petroja donte të arsi-
mohej edhe më tej, pra­
ndaj në vitin shkollor
1926-27 përfundoi gji-
mnazin e djemve në Athi-
në, e më pas më 1927-28
u diplomua si mësues.
Pikërisht nga vëllai i tij i
dashur, ai njohu mësim-
dhënien e Kishës Ortho-
dhokse. Kështu, të dy
vëllezërit vraponin nëpër
kisha, duke ndjekur pre-
dikimet. Shkonin në Mi-
tropolinë e Athinës, ku
predikonte At Serafin
Papakosta, në kishën e
Burimit Jetëdhënës, ku
predikonte At Engjëll
Nisioti etj.
“Pra, pikërisht atë
llambadë të besimit që
mora nga Athina, e solla
në Shqipëri dhe e mbajta
të ndezur, derisa gjeta At
Kozmanë e Vlorës, e duke
ja dhënë atij, për të ndri-
çuar edhe shpirtra të
tjerë”, – thoshte Petroja…
Që nga viti 1928 punon si
mësues nëpër fshatra të
ndryshme të veriut, de­
risa doli në pension, në
vitin 1960. Në vitin 1947
e pushojnë nga puna për
arsye politike dhe fetare.
Më pas e gjejmë përsëri
mësues në një fshat të
Vlorës. “Kur shkoja në
qytet – tregonte ai- u njo-
ha me Epitropin e kishës,
Koço Feshtin. Ky i fundit
më lidhi me At Kozmanë,
që shërbente në fshatin
Bestrovë. At Kozmai ishte
i zgjuar e kërkonte të
lexonte libra fetarë në
gjuhën shqipe. Mendova
që ta ndihmoja priftin e ri,
duke përkthyer libra të
ndryshëm teologjikë të
shkruar nëpër fletore, të
cilët i pata sjellë nga
Athina. Çdo 3-4 muaj
zbrisja në Vlorë për punët
e shkollës dhe takohesha
me At Kozmanë. Ky i
fundit sa më shihte më
pyeste: “Petro! Na e ke
sjellë ushqimin shpir-
tëror”.
Që nga viti 1950 e deri
më sot Petro Xhuveli
kishte përkthyer rreth 70
libra e fletushka. Të gji-
tha ja ka dhënë at Ko-
zmait, i cili u bë ndriçuesi
i besimtarëve. Disa nga
përkthimet e tij në shqip,
janë: libri “Jeta e përje-
tshme”, botuar më 1997.
Në faqen e parë të ketij
libri Petro Xhuveli shkru-
an: “Ky libër i përku-
shtohet vëllait tim të lu-
mtur Epaminonda Xhu-
velit, që më hapi sytë dhe
pashë dritën e madhe e të
paperënduar të Ortho-
dhoksisë”.
Gjithashtu ka për-
kthyer edhe: “Mësimdhë-
nia e Shën Kozmait”,
“Komenti i Apokalipsit”,
si dhe mjaft jetë shenjto-
rësh etj.
Vepra e Petro Xhu-
velit mori impulse të reja
pas njohjes së tij me
teologun e apasionuar
Theofan Popa, ku së
bashku edhe me disa
besimtarë të tjerë u bënë
mësuesit e kriptokristi-
anëve. Kështu punonte
Perëndia me shoqëri të
vogla, duke mbajtur të
gjallë besimin në vitet e
persekutimit në Himarë,
Vlorë, Gjirokastër, Du-
rrës, Tiranë e Korçë.
Petro Xhuveli së bashku
me At Niko Panin, në
vitet e përndjekjes ateiste
kanë pagëzuar 50-60 të
rinj. Ai e kishte fshehur
prej vitesh “Miron e She-
njtë” nga Manastiri i
Shën Dhimitrit në Qepa­
ro. Në vitet e lirisë fetare,
1991 e këtej, Petron e
shohim si epitrop kishtar
në Qeparo, psalt e pre-
dikues, mësues katekizmi
me fëmijët e shkollave.
Ndërkohë vazhdonte
edhë punën e tij me për-
kthimet. “Mëngjeseve,
thoshte, përkthej për
motrat Cico në Korçë, në
mesditë për at Kozmain e
Bestrovës e mbrëmjeve
për gazetën “Ngjallja”.
Petro Xhuveli shpesh
thoshte: “Shkolla kulti-
von njerëz dhe Kisha
shenjtorë”. Teologu i
shquar Dhimitër Beduli
na trogonte: “Në vitet e
përndjekjes shpërndaja
nëpër vëllezërit shpresë-
tarë në të gjithë Shqi-
përinë libra të ndryshëm,
si dhe dokumenta të
Kishës për t’i ruajtur. Tek
Petroja kisha shpënë një
Histori të krishtërimit, si
dhe mjaft të dhëna për
krishtërimin në Shqipëri.
Të gjitha këto i ruajti në
shtëpinë e tij për 30-vjet
rresht”.
Mitropoliti i Korçës
Imzot Joani kujton: “Në
vitet e persekutimit kam
shkuar në shtëpinë e
Petro Xhuvelit në Qeparo.
Nuk njiheshim perso-
nalisht dhe e pyeta rreth
besimit, e ai në fillim nuk
donte të më tregonte, por
kur i dhashë të njohur
nga Theofan Popa, ai
atëherë më tregoi për jetë
shenjtorësh të përkthyera
në shqip”.
Botohet me shkurtime
Vasil Kaskadami,
Teolog