Ata që punuan për Kishën tonë
Në vitin 1885, familjes Pa
pa në Sinjë të Beratit i lindi një
djalë, të cilin e pagëzuan në
kishën e bukur të fshatit Poftal
gjyshi dhe babai i tij, që të dy
priftërinj të nderuar, duke i
vënë emrin Spiro.
Këta klerikë orthodhoksë
të përkushtuar e mëkuanqë në
djep fëmijën e dashur, krahas
me qumështin e gjirit të mëmës
së vet, priftëreshës Vangjeli, me
ushqimin shpirtëror të dashu-
risë së pakuflshme për Zotin
Krisht. Fëmijën e mbarë, pa
mbushur ende gjashtë vjeç, e
merrte çdo ditë në kishë prindi
i vet, At Theodhori, duke e njo-
hur me misteret e saj çudibë-
rëse.
Pas një viti, prindërit e tij
arsimdashës, si shumë ba-
shkëfshatarë të krahinës së
Shpiragut, e ulën në bankat e
shkollës fillore të fshatit, të
cilën e mbaroi me rezultate të
shkëlqyera.
Duke parë zellin e veçantë
për dituri, vendosën ta regji-
strojnë në gjimnazin e famshën
“Zosimea” të Janinës.
Djaloshi, i pjekur para ko-
he iu vu me të gjitha forcat stu-
dimit me themel të gjuhës gre-
ke, si dhe të gjitha lëndëve të
tjera mësimore, pa lënë mënja-
në Biblën dhe literaturën e
larmishme të fesë orthodhokse.
Vitet e kësaj shkolle, nga kishin
Imzot Spiro Theodhor Papa
dalë me dhjetëra atdhetarë
shqiptarë, kaluan shumë shpejt,
duke e mbushur Spiron menjë
bagazh të madh njohurish laike
e fetare.
Ai kthehet me shumë mail
në vendlindje dhe menjëherë
fillon punën si mësues në shko-
llën fillore të Paftalit, ku mësu-
esit dhe nxënësit e pritën kra-
hëhapur. Shumë shpejt fiton
dashurinë e nxënësve dhe re-
spektir·. e fshatarëve, të cilët pa
ngurim e zgjedhin kryeplak të
fshatit. Të gjitha problemet që
i dalin si mësues e si kryeplak
i zgjidh me drejtësi e mençuri,
duke shfrytëzuar horizontin e
gjerë të njohurive që ka në çdo
fushë të jetës, si dhe duke
zbatuar me dinjitet porositë e
paçmuara të të madhit Zot.
Besimtarët e shumtë or-
thodhoksë të Krahinës së Shpi
ragut i propozojnë të bëhet
klerik, gjë që e pranon me
dëshirë, sepse qysh në fëmijëri
kishte deklaruar: “Unë ia do-
rëzoj veten time vetëm Perë-
ndisë së gjithëpushtetshëm”.
Në vitin 1934 u hirotonis
prift. Që nga ajo ditë e pa-
harruar, At Spirua kryente
shërbesat fetare në kishat e
fshatrave Paftal e Sodovicë dhe
predikon në mënyrë bindëse
mësimet e Shpëtimtarit tonë,
duke zbatuar me këmbëngulje
zotimin e dhënë para Kryepi-
skopit të Tiranës dhe të gjithë
Shqipërisë dhe besimtarëve
orthodhoksë.
Disa vjet më vonë mbetet i
vë, me dy djem e një vajzë.
Kryesia e Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë, duke
njohur meritat e shumta në
shërbim dhe përkushtimin e
madh ndaj Perëndisë, i pro-
pozoi të pranonte hirotoninë e
të fronëzohej si Mitropolit i
Beratit dhe si zëvendës i Krye-
piskopit. At Spirua, me mode-
stinë që e karakterizonte, nuk
e pranoi këtë nder të madh,
vetëm për arsyen e thjeshtë, se
nuk dëshironte të largohej nga
fshatrat e vendlindjes. Kështu,
ai vazhdoi të kryejë më zërin e
tij të ëmbël e melodioz Litur-
gjitë Hyjnore në ato dy fshatra
edhe kur djemtë e tij ishin
tashmë shpërngulur familja-
risht në Berat. Vetëm kur la
rgohen për në qytetet e ndry-
shme të Shqipërisë me dhjetëra
e dhjetëra shpresëtarë or-
(mjon në faqen 10)
Imzot Spiro
Theodhor Papa
[ (Vijon nga faqja 9)
j thodhoksë, ati i nderuar
j shkon të banojë në Berat
f pranë familjes së djalit
të tij dhe për çdo të kre-
: mte ai shkonte me kë-
j mbë për të meshuar në
: kishat e zonës së Shpi-
I ragut, ndonëse, tashmë
: është i thyer në moshë
| dhe shpërblehet me një
pagë fare qesharake prej
1000 njëmijë lekësh të
vjetra.
Në vitin 1963 hiro-
toniset episkop dhe fro-
nëzohet si Mitropolit i
Mitropolisë së Shenjtë të
j Beratit, Vlorës, Kani-
) nës, Fierit dhe të gjithë
j Myzeqesë.
Me përvojën e tij
; shumë të gjatë, me ho-
i rizontin e gjithanshëm,
| me mprehtësinë e gjy-
i kimit të shumë çështje-
ve fetare, me përulësinë
e madhe ndaj Krishtit
Perëndi, Imzot Spiro
Theodhor Papa e udhë-
hoqi me urtësi për më
shumë se tre vjet Dio-
qezën e Beratit, duke
fituar kudo respektin e
besëmirëve orthodho-
ksë.
Shkurtin e vitit
1967, që ndaloi me
dhunë shërbesat në të
gjitha objektet e kulteve
fetare, e përjetoi me një
dhimbje të thellë në
zemër. Ai u mbyll në
shtëpi dhe nuk pranoi të
dalë jashtë pa mjekër
dhe pa rrobën e shenjtë
të klerikut. Fjeti pë-
rjetësisht në shkurt të
vitit 1970.
Ditën e riçeljes për
herë të parë në Shqipëri,
pas persekutimit të ki-
shës së Shën Spiridho-
nit, të lagjes Goricë të
Beratit e pritën me një
hare të patreguar bijtë,
nipërit e mbesat e tij, si
dhe të gjithë shpre-
sëtarët orthodhoksë të
Beratit e të gjithë Shqi-
përisë.
Emri i Hirësisë së
Tij, Imzot Spiro The
odhor Papa u kujtua në
Liturgjinë e asaj dite të
shënuar dhe do të mba-
het mend në jetë të je-
tëve nga të afërmit e tij,
si dhe nga mbarë shpre-
sëtarët orthodhoksë të
Mitropolisë së Beratit e
të gjithë Myzeqesë, si një
klerik madhor dhe i
denjë i Kishës Orthodho-
kse Autoqefale të
Shqipërisë
+Ikonom Vangjel
Xoxe,
Ilia Zaha
Berat