Ata gë punuan për kishën tone
Familja e priftërinjve Heqimi
Familja Heqimi, me pre-
jardhje nga Vokopola, një nga
trevat e njohura orthodhokse, ka
jetuar emigracionin shumë
herët.
Falë aftësive në mjekësinë
popullore, e trashëguar brez pas
brezi dhe inteligjencës, ata gë-
zonin respektin e të gjithëve në
fshat, duke u thirrur “Xherah” në
kohën e Turqisë dhe më vonë
Heqimi, deri në ditët tona.
Breznia e klerikëve në fami-
Ijen Heqimi fillon afërsisht para
dy shekujve. Ajo fillon me At
Vasil Nikodhim Heqimin i cili ka
emigruar në Greqi qysh nga viti
1880. Ai ka shërbyer si prift në
Agrinjo, Patra dhe Athinë. Në
Shqipëri, në Vlorë, është kthyer
vetëm një herë, para Luftës së
Vlorës. Dihet, se ai më shumë
predikonte në trevat e periferisë
ku shërbente. Në këto vende ai
gëzonte respektin e të gjithëve.
At Theohar Thoma Heqimi
Në vitin 1912 Theohari, i biri
i Thomait, për t’i shpëtuar shër-
bimit ushtarak të Turqisë, merr
udhën e emigracionit në Greqi,
për në Athinë, ku pritej nga xha-
xhai i tij At Vasili, i cili kishte
kohë që kishte emigruar. Në vitin
23 kthehet në Vlorë për të tërhe-
qur gjithë familjen për në Greqi.
I arsimuar me kulturë fetare
në kolegjet e Greqisë, më 1926
ai ndjek rrugën e xhaxhait, at
Vasilit, duke u dorëzuar prift.
Nga viti 1928 vjen në Vlorë, ku
shërben në Kishën e Shën Ibdrit.
Dallohej për kulturë fetare tek
besimtarët. Kjo kishte bërë që ai
të ishte i kudondodhur jo vetëm
në Vlorë, por edhe në trevat e
Agrinjos.
Priftëresha e nderuar, që jβ
ίοι kohën e “mohimit të Krishtit”
nga monizmi, tregonte: “Familja
e nderuar orthodhokse Ikonomi
edhe pse kishin famulltar, si në
Ujët e Ftohtë dhe në Nartë, për
shërbesat e të kremteve familja-
re merrnin at Theoharin nga
Shën Todri i Vlorës”. Nga viti
1930 – 36 vjen në Berat në lagjen
Goricë, si famulltar në kishën e
Shën Spiridhonit. Nuk qëndron
gjatë, sepse me kërkesë të Papa
Nikollës dhe dhespotit Anatha-
ngjel Cançe kthehet përsëri në
Vlorë, pranë Shën Todrit, ku
shërbeu deri në fund të vitit 38.
Pas fjetjes së At Theodhor Bri-
skut në Kala, at Theohari shër-
ben Jië kishën e Shën Mërisë.
Gjatë kësaj kohe ati i shenjtë,
falë virtyteve të një kleriku mo
del dhe të papërtuar mundohej
që në të gjitha kishat e Kalasë të
kryente shërbesa, duke iu për-
gjigjur dhe kërkesave të besim-
tarëve. Ditën e Kryqit, Shën Sta-
vrit”, në vitin 44 kur po largo-
heshin forcat okupatore gjerma-
ne, goditën me artileri Kalanë.
At Theohari doli tek hajati i ki-
shës dhe lutej për besimtarët, po
aty e goditi një copë predhë në
gjoks. Pas një muaji ndërroi jetë,
më 12 tetor 1944. Në çastet e
fundit, ai la një amanet, që djali
i tij i madh, Mihali, të vazhdonte
udhën e tij, gjë që u bë realitet.
At Mihai Theohar Heqimi
Lindi më 1925 në Agrinjo u
kthye dhe u vendos në Vlorë në
moshën 16 vjeç ku vazhdoi të
punojë si rrobaqepës, bashkë me
të vëllanë Pilon.
Në prill të vitit 44 vjen në
Berat pranë familjes me të vëlla-
në, për të festuar Pashkët e Më-
dha. Një ditë ai i lutet atit të vet,
papa Theoharit që ta këndojë
Ungjillin. Psalja e djaloshit të
ardhur nga Vlora befasoi besim-
tarët, me zërin e tij të bukur dhe
melodioz, po dhe kumbues. Be-
simtarët, të entusiazmuar, në
fund padashur instiktivisht thi-
rrën: Kalaja e paska gjetur kleri-
kun e ardhshëm.
Nga fundi i vitit ‘45 ai vë në
jetë amanetin e atit të vet, duke
u dorëzuar prift në Shën Todër
të Vlorës dhe pas “40 ditëve”, kthe
het në Berat në kishën e Shën
Marisë, ku shërbeu mbi 20 vjet.
Ai bashkë me psaltët Nas Papa-
pavli dhe Llazar Prendi dhe me vë-
llezërit Tbhir – Niqiforiu dhe Mi-
nellën (që dhe sot pse mbi supe i
rëndojnë mbi 75 vite, ai vjen du
ke u bërë dhe një mësonjës i vër-
tetë me Zotin Sotiraq Tapia tek
të rinjtë në kishën e Shën Spiri
dhonit), e kthyen kalanë në një
strehë të vërtetë të Krishterimit.
At Mihali, me urtësinë e
shenjtë kristiane, mençurinë e
bujarinë, fitoi respektin jo vetëm
të Kalasë e Beratit, por edhe të
Vlorës. Dëshmi është se kur
kremtohej Shën Todri atë e
kërkonte për vit Vlora.
Ai dallohej dhe si një prind
model në edukimin e fëmijëve.
Babai i 10 fëmijëve që i fali Zoti,
tetë i arsimoi me universitet. Kjo
e vërtetë, në antitezë me dëshi-
rën e shtetit totalitar, por nota
10 kishte zërin e saj e të drejtën
e vet. Xha Minella tregon, se
çasti më prekës i at Mihalit ka
qenë kur panë se ai s’po e ruante
mjekrën, ndaj i erdhën në shtëpi
dhe me detyrim nga komiteti i
Partisë i rruajtën mjekrën. Ai i
përlotur iu tha, se ju më hoqët
mjekrën, por jo zemrën, ku kam
Krishtin dhe lotët e mi janë lutja
për të larë mëkatin para Zotit.
I stresuar At Mihali ndërroi
jetë më 24 tetor 1984, në moshën
66 vjeç. Në xhepin e xhaketës i
gjetën një ikonë dhe një letër ku
kishte të shënuara të kremtet
kryesore. Populli i Beratit dhe ai
i Vlorës e përcollën ashtu siç e
meritonte njeriu i Perëndisë.
Në ceremoninë e përcjelljes,
një nga besimtarët e Vlorës në
emër të Hirësisë, Kozmait foli
për papa Mihalin si një klerik e
qytetar, që s’do ta harrojë Vlora
e Shën Todrit.
Sotir Mishaxhi