Ata që punuan për Kishën tonë
Eleni Papajani,
një besimtare e përkushtuar
“Sot, më 31.1.1989 vdiq një
shpresëtare, e krishterë e vërtetë,
Eleni Kallojeropullu, gruaja e
Vladimir Papajanit nga Elba-
sani, të cilët së bashku, tërë jetën
e tyre e kanë kaluar uetëm për të
ndihmuar të tjerët, sidomos ata
që s’kishin, ata që uuanin nëpër
burgje (silmzot Vissarioni, Imzot
Irineu etj.) dhe në përgjithësi
këdo që kishte nevojë”.
Lexoj këto shënime të tim ati
dhe më kujtojnë teta Lenin,
kujdestaren time në kopshtin e
Nikolicës (atje ku sot është pritja
e Ministrisë së Mbrojtjes), të
cilën që të gjithë fëmijët e donin
aq shumë. Varfëria e viteve 47-
48 zbutej tek ne fëmijët, me ato
pak ushqime që na jepeshin në
atë kopsht. Por, kjo varfëri ha-
rrohej shpesh nga fjalët, sjelljet
dhe tregimet e bukura të teta
Lenit. Të folurit e saj ishte ilaç
për ne, ushqim i shpirtit. Me bu-
tësinë e saj, ishte me të vërtetë
si prind i ynë. E gjithë kjo
dashuri e saj buronte nga që
ajo ishte fetare dhe njihte
mirë e zbatonte mësimet e
Krishtit.
Eleni kishte ardhur në
Shqipëri e vogël, pasi familja
e saj u largua nga Turqia.
Nuk dimë shumë për të. Ishte 8
vjeç, kur humbi familjen. E çuan
në manastirin e Pepelit, ku u kuj-
desën murgjit për të. E mori si
fëmijë në shpirt një prift në Gji-
Eleni Papajani (djathtas) dhe Dhimitra Cico
rokastër. Që e re punoi, duke u
shërbyer me një besim të kri-
shterë të sëmurëve, që vinin për
t’u shëruar në Manastir. Më vonë
Vijon nëfaqenlO
Eleni Papajani,
një besimtare e përkushtuar
e futën në punë, si shërbyese
në një familje, e cila kur u
transferua e solli në Tiranë,
përsëri si pastruese. E ma-
rtuan me Mir Papajanin nga
Elbasani, që punonte ka-
ndillonaft në kishën e
Ungjillëzimit në Tiranë, më
vonë edhe në kishën e Shën
Prokopit, ku edhe banuan
për shumë kohë në anekset e
saj. Gjetën njëri-tjetrin, të
mirë e të dashur, humanitarë
e shumë punëtorë. Kaluan së
bashku një jetë për t’u pasur
zili. S’kishin fëmijë, por shtë-
pia ishte gjithmonë plot me
fëmijë. Besonte aq shumë tek
Zoti, saqë merrte çdo inisia-
tivë të mirë, sado me pasoja
që të qe, për atë kohë që
jetohej, sepse siç thoshte
“punoj për Kishën, për Pe-
rëndinë”, “më mbron Kryqi”.
Edhe në kohën më të egër,
kur çdo veprim vrojtohej, aq
më tepër vajtja për vizita në
burgje, ajo vazhdoi detyrën
humanitare e morale të saj.
Mblidhte fshehurazi ndi-
hma, blinte ushqime e vesh-
mbathje e shkonte në burgun
e Tiranës dhe në atë të Bu-
rrelit, ku ndodheshin Hie-
rarkët e Kishës Orthodhokse
Irineu dhe Vissarioni, të bu-
rgosur nga regjimi ateist.
Ndihmonte këdo që kishte
nevojë. Mund të thuash se
qe iniciatorja dhe organiza-
torja kryesore e “Dhiakonisë
së Dashurisë”, që kishte
kisha jonë në atë kohë.
Edhe pas mbylljes së ki-
shave dhe ndalimit të fesë
vazhdonte me të njejtin temp
misionin e saj nëpër shtëpi të
ndryshme, duke mbledhur e
shpërndarë ndihma tek ne-
vojtarët, duke rikujtuar tek
besimtarët ditët e emrave e
festat e mëdha, duke ushqyer
ata me mësime shpirtërore–
-fetare. Mbante lidhje të
vazhdueshme me të tërë
klerikët e teologët, që vazh-
donin të shërbenin fshehu
razi, të cilët herë pas here
organizonin në fshehtësi dhe
zbatimin e riteve fetare.
Shpesh ishte ndërmjetëse për
pa-gëzime, vënie kurorash
dhe shërbesash fetare, që
kryheshin nga priftërinjtë në
fshehtësi të plotë. S’kishte or
thodhoks, sidomos në Tiranë,
që nuk fliste për besimtaren
Eleni. Njihej nga të gjithë e
të gjithë kishin besim në
punën që ajo bënte.
Edhe kur fjeti, pavarësisht
se rronte e vetme, erdhën
shumë njerëz për ta përcjellë
në banesën e fundit.Edhe sot
e kujtojmë me respekt e nde-
rim atë. I ndritë shpirti në
Parajsë.
Kristofor Beduli