EmailFacebookKontakt

Ata që punuan për Kishën tonë – Brezat e priftërinjve të familjes Ikonomi, nga Ziçishti i Devollit

Familja Ikonomi është dalluar që nga shekulli i 19-të, si familje që ka nxjerrë disa breza priftërinjsh, traditë që vazhdon deri më sot. I pari, atë Pavllo, u lind në vitin 1860 dhe ka fjetur më 1931. Pasi mbaroi shkollën e mesme “Zosimea”, në Selanik të Greqisë, erdhi në Shqi- përi rreth vitit 1880, në fshatin Gjyres të Devollit të Sipërm, si më- sues i gjuhës greke. Pas 10 vjetësh u transferua në fshatin tonë, Ziçisht, po mësues, ku edhe u martua. U dorëzua prift në Mitropolinë e Ko- sturit. Bashkë me bashkëshorten e tij lindën, rritën dhe i edukuan me mësimet e fesë orthodhokse 3 fë- mijët e tyre. Njëri prej tyre, Dhi- mitri, duke parë dhuntinë shpirtë- rore, ndoqi traditën e të atit dhe në vitin 1932 u hirotonis në Mitropo- linë e Korçës. Para se të bëhej prift, atë Dhimitri ka punuar mara- ngoz në Korçë, por edhe psalt nga më të mirët, se kish një zë të bukur e melodioz dhe zotëronte edhe mu- zikën kishtare bizantine. Ikonom Dhimitri ishte patriot fanolist anti- zogist. Kur festohej dita e ngritjes së flamurit shkonte në qendrën e

Komunës në Bozhigrad, që ka disa vite që është emërtuar, Miras, ku mbante fjalimin. Por vdiq shpejt, pas 10 vjetëve si prift, në vitin1942, por kujtohet nga të moshuarit, jo vetëm në Korçë, por edhe në gjithë fshatrat e Devollit. Kishte lidhje miqësore të afërta edhe me klerikë myslimanë, disa prej të cilëve i kishte miq që e vizitonin jo vetëm në shtëpinë e tij, por vinin edhe në kishën kryesore të fshatit tonë, të Shën Marisë.

Brezi i tretë ishte atë Sotir Konomi. Edhe ky punonte marangoz në Korçë, në kohën e Zogut. Bënte pjesë edhe në korin karakteristik “Lira”. Edhe ai mbaroi “Zosime- në” në Selanik dhe në Janinë të Greqisë dhe u hirotonis prift në prill të vitit, 1949, në Mitropolinë e

Korçës. Atë Sotiri ka qenë fanolist dhe u afrua me Luftën Nacional- çlirimtare. Atë Sotiri shërbeu me devotshmëri si prift, por pa harruar edhe zanatin e marangozit, duke i mirëmbajtur katër kishat që ka fshati. Ai shërbeu gjer në vitin 1967, kur me urdhër të qeverisë komu- niste u mbyllën të gjitha objektet e kultit.

Por tradita nuk u ndërpre. Në vitn 1993, djali i vogël i atë Sotirit, Viktori, mbasi kreu Seminarin Or- thodhoks në një godinë të plazhit të Durrësit, u dorëzua e u hirotonis prift nga të parët në Shqipëri, këtu në Tiranë, në Kishën e Ungjillë- zimit, nga Kryepiskopi ynë i nde- ruar Anastasi.

Av. Pandi Sotir Konomi

Ata që punuan për Kishën tonë
Brezat e priftërinjve të familjes Ikonomi,
nga Ziçishti i Devollit
Familja Ikonomi është dalluar
që nga shekulli i 19-të, si familje
që ka nxjerrë disa breza priftërinjsh,
traditë që vazhdon deri më sot. I
pari, atë Pavllo, u lind në vitin 1860
dhe ka fjetur më 1931. Pasi mbaroi
shkollën e mesme “Zosimea”, në
Selanik të Greqisë, erdhi në Shqi-
përi rreth vitit 1880, në fshatin
Gjyres të Devollit të Sipërm, si më-
sues i gjuhës greke. Pas 10 vjetësh
u transferua në fshatin tonë, Ziçisht,
po mësues, ku edhe u martua. U
dorëzua prift në Mitropolinë e Ko-
sturit. Bashkë me bashkëshorten e
tij lindën, rritën dhe i edukuan me
mësimet e fesë orthodhokse 3 fë-
mijët e tyre. Njëri prej tyre, Dhi-
mitri, duke parë dhuntinë shpirtë-
rore, ndoqi traditën e të atit dhe në
vitin 1932 u hirotonis në Mitropo-
linë e Korçës. Para se të bëhej
prift, atë Dhimitri ka punuar mara-
ngoz në Korçë, por edhe psalt nga
më të mirët, se kish një zë të bukur
e melodioz dhe zotëronte edhe mu-
zikën kishtare bizantine. Ikonom
Dhimitri ishte patriot fanolist anti-
zogist. Kur festohej dita e ngritjes
së flamurit shkonte në qendrën e
@ NGJALLJA
Organ i Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë
Themelues:
Kryepiskopi Anastas
Del nën kujdesin
e Këshillit Botues
Kryeredaktor: Thoma Dhima
Adresa:
Kryepiskopata Orthodhokse,
Rruga e Kavajës, Nr. 151
Tiranë
Tel: (042) 34-117, 35-095.
Fax: 32-109
Shtypur në shtypshkronjën
“Ngjallja”
Atë Pavllo Konomi (Sotiri) Atë Dhimitër Pavllo Konomi
Komunës në Bozhigrad, që ka disa
vite që është emërtuar, Miras, ku
mbante fjalimin. Por vdiq shpejt,
pas 10 vjetëve si prift, në vitin1942,
por kujtohet nga të moshuarit, jo
vetëm në Korçë, por edhe në gjithë
fshatrat e Devollit. Kishte lidhje
miqësore të afërta edhe me klerikë
myslimanë, disa prej të cilëve i
kishte miq që e vizitonin jo vetëm
në shtëpinë e tij, por vinin edhe në
kishën kryesore të fshatit tonë, të
Shën Marisë.
Brezi i tretë ishte atë Sotir Ko­
nomi. Edhe ky punonte marangoz
në Korçë, në kohën e Zogut. Bënte
pjesë edhe në korin karakteristik
“Lira”. Edhe ai mbaroi “Zosime-
në” në Selanik dhe në Janinë të
Greqisë dhe u hirotonis prift në prill
të vitit, 1949, në Mitropolinë e
Adresat e faqeve në Internet dhe ajo
e E-mailit, të Kishës Orthodhokse Autoqefale
të Shqipërisë, janë:
Internet: www.orthodoxalbania.org
E-mail: orthchal@orthodoxalbania.org
Korçës. Atë Sotiri ka qenë fanolist
dhe u afrua me Luftën Nacional-
çlirimtare. Atë Sotiri shërbeu me
devotshmëri si prift, por pa harruar
edhe zanatin e marangozit, duke i
mirëmbajtur katër kishat që ka
fshati. Ai shërbeu gjer në vitin 1967,
kur me urdhër të qeverisë komu-
niste u mbyllën të gjitha objektet e
kultit.
Por tradita nuk u ndërpre. Në
vitn 1993, djali i vogël i atë Sotirit,
Viktori, mbasi kreu Seminarin Or-
thodhoks në një godinë të plazhit
të Durrësit, u dorëzua e u hirotonis
prift nga të parët në Shqipëri, këtu
në Tiranë, në Kishën e Ungjillë-
zimit, nga Kryepiskopi ynë i nde-
ruar Anastasi.
Av. Pandi Sotir Konomi