Ata që punuan për Kishën
Atë Dhimitër Vero Lushi u lind në Shtërmen më 15 mars 1910, në një familje fshatare me besim të thellë orthodhoks e që tërë jetën e saj ishte marrë me bujqësi e bleg- tori. Pushtimi otoman gati pesë- qindvjeçar kishte ushtuar presion të madh në fshatrat e zonës së Shpatit për të çrrënjosur fenë e të parëve, por nuk ia kishte arritur dot. Shpall- ja e pavarësisë së Shqipërisë i dha një hov të ri besimit orthodhoks si kudo edhe në Shtërmen. Ishte kjo epoka e re që ndaloi përfundimisht islamizimin e fshatrave të krishterë. Më të rriturit ishin të gjithë të re- gjistruar me dy emra, një të krishte- rë në kishë dhe një emër mysliman në defterët e pushtetit osman. Që nga kjo kohë në familjet e krishtera nuk u regjistrua më asnjë emër mysliman.
Tri kishat që kishin mbetur më këmbë, sepse në shumë fshatra të zonës së Shpatit ato ishin rralluar, filluan të gjallërohen më tepër e të
tonë
Atë Dhimitri
frekuentohen lirisht. Atë Anastas Rrasa shikonte djaloshin e ri Dhimi- tër tek rritej si një filiz i bukur në besim dhe i thoshte: “Ti do të bë- hesh prift”! Dhimitri skuqej e ia kthente: “Në do e është në vullnetin e dëshirën e Perëndisë, le të bëhet!” Kaluan vite pasi ishte martuar e kishte edhe fëmijë e Perëndia e thirri në moshën 40-vjeçare të bë- hej shërbëtor i Tij. Dhimitri pranoi kërkesën. Në korrik 1950 u dorë- zua dhjak e më pas prift dhe u cak- tua prej Kryepiskopit në fshatrat e fushës në Shpatin e Dytë nga Kuqa- ni, Gjergjani e deri në Shtërmen.
Atë Dhimitri e kishte në zemër e shpirt dashurinë për Perëndinë e besimtarët, ndaj iu përkushtua me frymë detyrës së re. Kryente rre- gullisht Liturgjinë Hyjnore nëpër kisha e një vend të veçantë zinin edhe shërbesat nëpër shtëpi, fshat më fshat. Ndonëse rrugët ishin të këqija, të përbaltura e me tym, hera- herës prifti i dashur, i urtë e fjalë-
i Shtërmenit
pak gjendej kudo ku ishte nevoja. Atë Dhimitri rriti gjashtë fëmijë, tri vajza e tre djem. Familja e tij ishte shembull i besimit në Shtërmen. Fëmijët e ndihmonin shumë në pu- nët e kishës të atin. Atë Aleksandri, i biri, tregon: “Unë i shkoja përherë pas e i mbaja kusinë e ajazmës dhe e ndihmoja. Shikoja se kudo që shkonte në çdo familje e prisnin mirë dhe e nderonin. Të gjithë i puthnin dorën e kërkonin bekimin e tij paçka se kishte edhe ndonjë komunist që e shikonte pak me për- buzje, por duke parë reagimin e shu- micës në fshat edhe ai heshtte”.
Atë Dhimitri punoi si klerik gja- shtëmbëdhjetë vjet, deri në mbylljen e kishave më 1967. Edhe më pas në mënyrë të fshehtë ai bënte shër- bime të ndryshme si pagëzime e ku- rorëzime kudo ku e kërkonin besim- tarët. Kështu deri më 1969 bënte shërbesa thuajse rregullisht, por më vonë lufta e klasave u ashpërsua edhe më shumë dhe frika e për-
ndjekja ishin si për besimtarët ashtu edhe klerin. Punoi disa vjet në kooperativën bujqësore gjithnjë me nder e pastërti. Hapjen e kishave e priti me shumë dashuri, por nuk mundi t’i gëzohej qoftë edhe një he- rë të vetme afrimit në Altarin e Pe- rëndisë e ngritjes së të Shenjtave.
Atë Dhimitri fjeti më 30 janar 1990, në moshën tetëdhjetëvjeçare, i lumur se i shërbeu Perëndisë pesëmbëdhjetë vjet dhe i hidhëruar se nuk pa ardhjen e besimit e s’dëgjoi kumbimin e kambanave. Amanetin e të atit e zbatoi i biri, atë Aleksandri i cili si bir prifti shkoi menjëherë e ndoqi Seminarin Hie- ratik-Theologjik në Durrës. Tanimë për afro njëzet vjet ai i shërben Pe- rëndisë dhe besimtarëve të fshatit të tij, Shtërmenit. Dhe është e bu- kur e në të mirë të besimit kjo tra- shëgimi e denjë klerikale.
Atë Stavri Çipi