EmailFacebookKontakt

Ata që punuan për Kishën tonë – At Spiro Veli, shembull i një kleriku të devotshëm

Ata që punuan për Kishën tonë

At Spiro Veli – shembull i një kleriku të devotshëm

“… Mora vesh se u hap kisha e Kalasë dhe se je aktivizuar edhe ti. U gëzova shumë. Ne të paktët, që me dashjen e Zotit kemi mbetur nga brumi i vjetër i kishës, na bie barra më shumë se kushdo tjetër të japim kontributin tonë për organizimin dhe funksionimin e Kishës…”

Po e nis kështu këtë shkrim – homazh me letrën e dërguar at Spiro Velit nga profesori i nderuar Dhimitër Beduli, më 15 maj 1991.

At Spiro jetoi pleqërinë me gë- zimin e Ngjalljes kanonike të Ki- shës sonë. Ishte kjo ngjallje që ia shtoi vitet e jetës dhe e bëri të denjë të lutej sërish në shtëpinë e Zotit, të dëgjonte sërish të jehonin ka- mbanat në luginën e Shkumbinit dhe gëzimin e bashkëqytetarëve të tij të dashur. Kjo dritë e re e jetës në besim e bëri më të ri. Tani ai mund të ecte sërish krenar në rrugicat e lagjes së tij pa u vëzhguar nga zotë- rinjtë e sigurimit dhe ateistët e për- betuar. Dhe papa Spiro i përshë- ndeste e bekonte të gjithë. Filloi të bëjë pagëzime, kurorëzime në masë dhe gjithë misteret e Kishës. U lumturua kleriku i moshuar dhe i devotshëm i Kishës Orthodhokse 2000 – vjeçare. Gëzim i veçantë në sytë e tij shihej kur futej mes të

rinjve që mbushnin kishën ditët e festave. Si klerik i kompletuar me- ndonte për të forcuar themelet e Kishës. Kështu ai bënte thirrje herë pas here pas shërbesave për kandi- datë për klerikë. Ndodhi që në një nga këto ditët isha dhe unë. I shko- va at Spiros në shtëpi dhe i shpreha dëshirën time për të vazhduar Seminarin Teologjik Orthodhoks. Ai u gëzua pa masë. Më përqafoi dhe bashkë u ulëm në minderin e thje- shtë në korridorin e shtëpisë karak- teristike të lagjes së Kalasë. Trë-

ndafilat e vonë ishin akoma të çe- lur, sepse ishte shtator (1992).

“… Më gëzove bin Kisha sot veçanërisht ka nevojë për ju, por edhe nesër, sepse unë dhe ca e do të shkoj në krahët e Zotit Krisht. Të bëheni klerikë të mirë! Të du- ash Perëndinë, të kesh frikë Perë- ndie, të duash grigjën e Kishës dhe ta drejtosh mirë atë si bari. Për këtë duhen disa gjëra, të cilat do t’i më- sosh në shkollë e në jetën e Kishës, mjafton të duash Perëndinë e Kishën e Tij.”

At Spiro Veli punoi me përku- shtim deri në ditën e fundit të jetës tokësore. Organizoi këshillin e ki- shës dhe enorinë ashtu si dinte vetë, me përvojën e tij aq të gjatë. Mbroi idenë e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe që- ndroi përkrah Hirësisë së Tij, Kryepiskopit Anastas. Përvojën e tij si ikonom at Spiro e dha edhe në Këshillin Kishtar të Përgjith- shëm. At Spiro jetoi si klerik për afro 50 vjet qysh nga 1 janari i vitit 1945, kur u hirotonis prift i dioqe- zës së Durrësit. Kudo që punoi, në Durrës, Berat e Elbasan, at Spiro Veli ishte gjithnjë një bari i mirë e shembullor, që rrezatonte dritën e besimit tek besimtarët e kishës. Edhe në kohën e ateizmit at Spiro jetoi si klerik dhe punoi për ndriçi- min e jetës së krishterë.

Më 23 prill 1995, ditën e Pa- shkës, pushoi zemra e at Spiros, por jo shpirti. Në ditën e lamtumi- rës nga jeta tokësore ishte dhe Kryepiskopi Anastas. Kambanat e kishave ranë të pikëlluara. Ato përcillnin trupin e tij në tokë dhe shpirtin e bukur në qiell. At Spiro mbetet përjetë një shpirt i mirë, i bukur dhe i ndritshëm.

At Stavri Çipi