Ata që punuan për Kishën tonë
At Sofron (Sofokli) Leka
– klerik i nderuar dhe pasionant i fesë orthodhokse –
Korça, kjo trevë me traditë në besimin orthodhoks, nuk mund të lërë në harresën e vi- teve klerikun e nderuar At Sofron Leka.
At Sofroni u lind prej pri- ndërish besimtarë në qytetin e Përmetitmë 15.10.1880. Nën ndi- kimin e ambientit familjar të përparuar në arsim për kohën, At Sofroni studioi në Stamboll dhe më pas në Greqi, në shkollën e mesme për gjuhën greke. Rreth viteve 1902 filloi punën si mësues në fshatin Badlonjë të rrethit të Përmetit.
Zotërimi perfekt i greqishtes së vjetër dhe të re, dëshira për të pre- dikuar fenë orthodhokse e shtynë Sofokliun të hirotoniset prift në vitin 1906 në qytetin e Korçës, në kishën e mitropolisë.
Besimtarët korçarë, përmetarë
dhe devollinj e njohën Papa Sofronin si njeri të devotshëm, të ndershëm dhe këmbëngulës.
Në vitin 1930 Papa Sofroni u kurorëzua protopapa, detyrë të cilën e kreu me përkushtim deri në vitin 1952, kur shpirti i tij u preh në prehër të Zotit.
Deri në prill të vitit 1952 kur ai fjeti përgjithmonë, periudhë kohe kjo për rreth 30-vjet, Papa Sofroni ia kushtoi pasurimit të shpirtit të njeriut me ndjenjën e lartë për dashurinë ndaj Zotit dhe Birit të Perëndisë, Jisu Krishtit.
Zëri i ëmbël kumbues, ndjenja e përgjegjësisë në predikim linin me gojë hapur besimtarët që
merrin pjesë në liturgjinë fetare.
Edukata fetare e këtij pioni- eri të fesë orthodhokse u reflek- tua tek fëmijët, nipërit dhe mbe- sat e tij.
Djemtë e tij, Leonidha dhe Lefter Leka, ishin pjesëmarrës aktivë në korin e kishës.
Nga kujtimet e shumë kleri- këve të trevës së Korçës, mosha- tarë të At Sofronit, mësojmë se At Sofroni shquhet për punë të holla në gedhendje e pikturë fetare si dhe në përgatitjen e vesh- jeve speciale të klerikëve ortho- dhoksë.
Mbesat
Lida dhe Diana Leka