EmailFacebookKontakt

At Vasil Spiro Papa

Ata që punuan për Kishën tonë
At Vasil Spiro Papa
– Sipas Kujtimeue të të birit, Filipit –
Lindi në Libohovë të Gjiro-
kastrës, më 1895. Pasi mbaroi
shkollën plotore në fshatin
Bularat, shkoi në gjimnaz në
Janinë. Duke qenë i prirur për
jetë shpirtërore, sepse tre breza
në shtëpinë e tij ishin priftërinj,
pasi mbaroi gjimnazin shkoi në
Athinë, ku bëri një vit teologji.
U hirotonis prift në Janinë,
rreth viteve 1922 – 23. Pas
hirotonisjes meshoi në Gji-
rokastër.
Enorinë e parë e pati në
fshatin Goranzi, e më pas shë-
rbeu në Terihat, Sofratikë, Go-
ricë dhe Haskovë. Më pas shë-
rbeu në manastirin e Cepos dhe
në fshatrat orthodhoksë pë-
rreth, si Humelicë, Karjan, Ka-
koz etj. Pastaj në fshatrat e Sa-
randës. Të gjitha këto lëvizje
bëheshin nga
rrethanat Mi-
tropolisë të
Shenjtë të Gji-
rokastrës, për
mungesë priftë-
rinjsh në atë di-
oqezë.
Në atë kohë
episkop ishte
Imzot Pandelei-
moni. Pasi ai u
largua dhe mi-
tropolia nuk ki-
shte dhespot, At
Vasilin e caktuan si zëvendës
mitropolitan. Pas një kohe mjaft
të gjatë u zëvendësua. E dërgu-
an në fshatin Trebinjë të rrethit
të Pogradecit, ku meshonte edhe
në fshatrat përreth, ku zbatoi
detyrën e tij deri ditën, kur regji-
mi i mallkuar i Hoxhës ndaloi
fenë e shembi kisha e manastire.
Unë djali i tij Filipi, i dyti nga
të katër fëmijët, e mbaj mend
vetëm të veshur prift, me raso
dhe kalimaf, ndaj një ndodhi më
ka mbetur e pashlyer për gjithë
jetën: Kur një mbasdite dilja nga
shtëpia në oborr një njeri i
moshuar, i dobët në trup dhe me
pak mustaqe të bardha, më
thërret. Mu duk i panohur, ndaj
vazhdova rrugën, por ai më thi-
rri përsëri në emër. E pashë me
kujdes. U drodha. E njoha nga
buzëqeshja e tij, që ishte ka-
rakteristike dhe e qetë. Ishte ba-
bai! Erdhi më përqafoi, më puthi
dhe filloi të qajë. U futëm brenda
në shtëpi, bëri kryqin dhe poshtë
buzëve të tij murmuriti një tro-
par të vogël, dhe pastaj tha duke
u lutur: “Të mallkuar qofshin,
asnjëherë të mos bëjnë përpara.”
Dhe më tregoi:
– Një ditë, pas vendimit për
rrëzimin e fesë, më thirrën në
zyrë e partisë së fshatit dhe më
fyen, duke më thirrur: “Ju pri-
ftërinjtë jeni armiq, jeni kundër-
shtarë të komunizmit” dhe tho-
nin sharje për mua dhe për fenë.
Ishin sekretari i partisë dhe ope-
rativi i Sigurimit, bashkë me be-
rberin e fshatit, të cilin e urdhë-
ruan me një ton të egër: “Dëgjon.
Merr briskun dhe ruaje priftin.”
Unë kundërshtova, por menjë-
herë ai i sigurimit më tregoi he-
kurat që mbante me vete. “I
shikon, më tha, këto të presin.”
U bë ç’deshën.
E qetësova
pak, por ishte e
pamundur, se­
pse për 44 vjet
zbatonte në më-
nyrë fanatike
detyrën ndaj Pe-
rëndisë.
Pas kësaj At
Vasili ishte ba-
nor i fshatit Ka-
togoraxi, ku të
gjithë e njihnin
për një njeri të
qetë e të ditur. Asnjëherë s’tha
një fjalë të keqe për askënd dhe
për keqbërësit thoshte: Le ta gje-
jnë nga Perëndia. Edhe në vitet
e përndjekjes, fshehurazi zbato­
nte shërbesa fetare, si pagëzime
etj. Petrahilin dhe Ajazmatarin
i mbante poshtë jastëkut të tij.
Nuk kaloi shumë kohë dhe
regjimi i mallkuar ra dhe erdhi
dita të hapen përsëri kishat dhe
manastiret dhe krishtërimi të
ndriçojë. E gjeti shumë të pla-
kur, mbi të 90-tat. Megjithatë ,
filloi të bëjë shërbesat fetare në
shtëpi. Një ditë më tha: “Biri im
mësova që erdhi Eksarku dhe
do doja ta takoja, të bisedoj me
të, sepse kam shumë gjëra për
t’i thënë. “Por, fatkeqësisht, kjo
nuk u arrit, sepse u sëmur dhe
vdiq më 1991.
Vdekja e tij na hidhëroi ne dhe
të gjithë ata që e njihnin, se hm
mbëm një klerik që tërë jetën e
tij e sakrifikoi për krishtërimin.