EmailFacebookKontakt

At Kostandin Bozdo

At Kostandin Bozdo Ikonom At Harallamb Ikonomi
Lindi në vitin
1902, në fshatin Ko-
shovicë, nga një fa-
milje klerikësh me
tradita. I ati i tij ishte
prift dhe shërbeu
edhe ai në fshatin e
vet si edhe në fshatrat
pëneth. Kostandini u
rrit në një mjedis the-
llësisht të krishterë
dhe andej buroi edhe
dashuria e tij për
Krishtin. Shkollën fi-
llore dhe plotoren e
mbaroi në Greqi. Pas vdekjes së babait të vet (1942) u
hirotonis nga mitropoliti i Gjirokastrës. Shërbeu në
fshatrat Koshovicë, Sofratikë, Selo dhe Klishar. Mitro-
polia e Hirshme, për veprën e tij, e nderoi me titullin e
Stavroforit dhe e caktoi si përgjegjës të Manastirit të
Shenjtë të Shën Triadhës së Pepelit. U përpoq për rimëkë-
mbjen e manastirit të shkatërruar nga gjermanët, dhe në
ato vite të vështira riorganizoi kremtimin dhe panairin
madhështor të manastirit.
Pasioni për ruajtjen e besimit orthodhoks në zonën e
tij, ku propaganda e vazhdueshme e sistemit ateist për-
piqej ta shkulte nga zemrat e besimtarëve të krishterë,
pati si rezultat ta akuzojnë, ta arrestojnë dhe gjashtëmbë-
dhjetë muaj t’i kalojë nën torturat çnjerëzore.
Më 30 shtator 1964 u dënua me vdekje, me akuzën e
tradhtisë ndaj atdheut dhe u ekzekutua në vend të panjo-
hur deri më sot.
Korresp. i “Ngjalljes”