EmailFacebookKontakt

At Jorgaq Pipa

“Atij ia kam dorë-
zuar veten time…”Janë
këto thëniet e tij para se
të jepte shpirtin tek
Perëndia, kur njnrëzit e
regjimit ateist i kë-
rkonin të hiqte dorë nga
punët e Perëndisë, i
kërkonin të hiqte mje-
krën e të mos shkonte
më në kishë.
At Jorgaq Pipa lindi
në Kosinë të Përmetit,
më 13.8.1884, nga një fa-
milje e varfër me pri-
ndër besimtarë, Sotiri
dhe Florina. Shkollën
fillore e kreu në fshatin
e lindjes. Ai shkonte gji-
thmonë pas të jatit dhe
nga ai mësoi zanatin e
rrobaqepësit. Duke pu-
: nuar në këtë zanat, ai
| shkeli në shumë qytete
| e fshatra të Shqipërisë
I dhe kudo që shkonte, ai
i vizitonte dhe kishat. Pe-
| rëndia i kishte falur atij
■ një dhuratë të çmue-
| shme, zërin shumë të
ëmbël. Priftërinjtë e
kishave, ku ai shkonte,
sa e merrnin vesh që ai
psalte bukur e aktivizo-
nin menjëherë. Dëshira
e tij sa vinte e shtohej.
Në vitin 1932 ndo-
Idhej në fshatin Mëkat të
Vlorës, ku si zakonisht
shkoi në kishë dhe si
gjithmonë, hyri për të
psalur. Menjëherë ra në
sy të besimtarëve zëri i
tij i ëmbël dhe melodioz.
Në këtë kishë nuk ishte
dëgjuar ndonjëherë të
psalej kaq bukur. Me të
mbaruar Liturgjia Hy-
jnore, e cila kryhej nga
At Mihai Myzeqeja, pasi
prifti i fshatit at Pano
kishte ndërruar jetë,
| pleqëria e fshatit Mëkat
I i propozoi që ai të bëhej
I prift pë fshatin e tyre.
| Në Mëkat ndodhej kisha
I e Shën Dhimitrit, një
kishë shumë e bukur, e
cila u shkatërrua më vo-
në tërësisht. Kjo kishë
frekuentohej shumë
edhe nga besimtarë të
I fshatrave përrreth, si
I Besisht, Risili, Lubonjë,
Mesarak (Armen), Bu-
navi etj. Ai e pranoi
propozimin e fshatit dhe
menjëherë shkoi për të
ndjekur mësimet në
seminar. Në vitin 1933,
pasi mbaroi seminarin
“Shën Pavli”, u hirotonis
dhiakon nga Hirësia e
Tij Mitropoliti i Beratit,
Vlorës dhe Kaninës,
Visarioni. Më vonë, ai
hirotoniset në prift dhe
në shumë pak kohë ai
me punën e tij të mirë fi­
toi respektin e të gji-
thëve. Dashuria dhe ko-
rrektësia ishin tipare, të
cilat e karakterizonin
atë në punën e përdi-
tshme. Kështu e gjeti
periudha e prishjes së
kishave dhe e ndalimit
të besimit fetar. Kur i
bënin thirrje për t’u
tërhequr nga rruga që ai
kishte ndjekur deri tani,
ai i bindur dhe i ve-
ndosur për drejtësinë e
kësaj rruge përgjigjej:
“Vetëm tek Perëndia
dorëzohem dhe te as-
kush tjetër, Atij ja kam
dorëzuar jetën time.”
Shumë ofeza e sha-
rje i bënin At Jorgaqit,
shumë fletërrufe i ngji-
snin atij tek dera e shtë-
pisë, por ai i qetë i du-
ronte dhe i vinte keq për
çka ata po bënin. Që nga
koha e mbylljes së kisha­
ve, At Jorgaqi për rreth
dy vjet e kaloi jetën si i
vetëburgosur në shtëpi-
në e tij dhe kurrë nuk u
dorëzua, derisa në janar
të vitit 1969 dorëzoi
shpirtin e tij tek Perë-
ndia.
Dhiakon Kristaq
Qirjo
Kisha Shën
Dhimitri, Mëkat
Shënim: Të dhënat
janë marrë nga të mo-
shuarit e fshatit Mëkat,
të cilët kanë qenë ba-
shkëkohës të At Jorga­
qit, si dhe nga pjesëtarët
e familjes së tij.