EmailFacebookKontakt

At Harallamb Angjeli

Kur dalim rrugëve të qytetit të
veshur me rrason dhe me kalimafin në
kokë, ndodh të bëhemi objekt i
kureshtjes së shumë njerëzve, të cilët na
buzëqeshin dhe na përshëndesin.
Por, një ditë na befasoi veprimi i një
nëne. Ajo kishte qëndruar në trotuar dhe
na priste. Në faqe po rridhnin lotë. E për-
shëndetëm, na përqafoi dhe me zë të dri-
dhur na tha: Më nxorrët mallin e babait,
mor djem; ai ka vite që ka vdekur, por
kur ju shoh, më duket sikur ai ecën ba-
shkë me ju. Edhe ai ka qenë prift.
Shtangëm, duke vënë në punë kujte-
sën, se kush ka qenë ky prift që ka shër-
byer në Vlorë. Por, vetë ajo na erdhi në
ndihmë. Ai, tha ajo, ka qenë prift në Sa-
randë. Edhe unë që andej jam, po kam
vite që banoj në Vlorë. Ndenjëm pak ça-
ste me të dhe kur u ndamë, na u lut që
t’i bënim një vizitë. Pas disa ditësh, ba-
shkë me At Dhinnfraq Kushin, i shkuam
në shtëpi, ku gjetëm nënë Galien dhe një
nga djemtë e saj, Kristoforin. Biseda lin-
di natyrshëm rreth besimit tonë. Qëllimi
ynë ishte që të mësonim për babanë e
saj. Ndenjëm gjatë, duke biseduar dhe
nga kujtimet e kësaj nëne munda të më-
soj shumë gjëra, të cilat mendova t’ia dë-
rgoj redaksisë së gazetës “Ngjallja”.
Quhej At Harallamb Angjeli. Lindi
më 1908, në fshatin Jermë të Sarandës.
Filloren e kreu në shkollën e fshatit. Pas
kësaj prindërit, duke parë se ai kishte
zell për të mësuar, e dërguan përsëri në
shkollë, në Janinë. Pas mbarimit të saj,
në moshën 19 vjeçare, Harallambi
kthehet prapë në fshatin e lindjes.
Prindërit e Harallambit qenë shumë
besimtarë dhe nga fisi i tyre kishte shër-
byer si prift dhe At Spirua. Edhe Hara­
llambi dallohej për besimin që kishte te
Zoti ynë lisu Krisht. Ndaj, prindërit e
tij, në moshën 19-vjeçare e dërguan në
manastirin e Pepelit, një manastir me
famë në atë zonë. Këtu, ai ndenji për pesë
vjet. Më vonë u martua dhe përsëri shkoi
në këtë manastir, ku edhe u hirotonis në
dhiak dhe më vonë në prift. At Haralla­
mbi shërbeu për pak kohë në manastirin
e Pepelit, pastaj, e caktuan në kishën e
Shën Varvarës, në fshatin Aliko, ku shko-
nin edhe besimtarë të fshatrave rrotull.
Më vonë, ai caktohet të shërbejë në
kishën e fshatit Finiq. Në këtë fshat ba-
nonte në një dhomë, ku gatuante dhe la-
nte vetë. “Mundohem,” – thoshte ai –
“por, kur kujtoj që i shërbej Krishtit,
lodhja më ikën menjëherë”. Besimtarët
e donin dhe e respektonin shumë. Në
fshat ia dëgjonin shumë fjalën. Sa herë
ai vinte në shtëpi, vinin shumë ba-
shkëfshatarë dhe e pyesnin e kërkonin
mendim për hallet që kishin. “Në qendër
të fshatit, – kujton nënë Galia, – ishte
një vend që quhej Alloni. Aty mbli-
dheshin burrat e fshatit dhe bisedonin
për hallet e tyre. Sa herë që vinte babai
aty,të gjithë e respektonin. Ai kurrë nuk
harronte që në këto biseda të fliste për
besimin tonë.”
Në moshën 58-vjeçare, në vitin 1966,
At Harallambi ndërroi jetë. Të gjithë u
dëshpëruan. Në varrimin e tij erdhi i
madh e i vogël nga e gjithë zona përreth.
Këtë ceremoni e kryen të gjithë klerikët
e asaj zone, si: At Llambi Rexho nga Dhi-
vra, At Nikolla Pando e At Dhimitër Pa­
pa nga Jerma, At Stavringa Llazoti dhe
At Mihali nga Kullurica. E vendosën në
oborrin përpara kishës së Shën Kollit në
Jermë, ku prehet edhe sot.
Dhiahon Spiro Bulika
Selenicë, Vlorë
deri në zonat më të