EmailFacebookKontakt

At Gjergj Suli – Martir i Kishës sonë Orthodhokse

At Gjergj Suli
Martir i Kishës sonë Orthodhokse

At Gjergj Jakov Suli ishte
nga ata klerikë orthodhoksë me
kulturë të gjerë që punuan me
devotshmëri për Fjalën e Pe-
rëndisë, që ajo të mbetej e gjallë
e vepruese në zemrat e besim-
tarëve dhe t’i afronte ata drejt
së mirës, duke ua mbrujtur
shpirtin me dashuri për Perën-
dinë dhe njeri-tjetrin.
Lindi më 12 mars 1893, në
fshatin Lekël të Tepelenës, në
një familje atdhetare, me tra-
dita të forta në besimin e she-
njtë orthodhoks. Shkollën fi-
llore e kreu në fshatin e lindjes.
Gjergji dallohej për urtësi e
zgjuarsi, prandaj prindërit u
kujdesën për arsimimin e tij të
mëtejshëm. Kështu, ai mbaroi
gjimnazin “Zosimea” të Janinës,
ku kishin mësuar shumë at-
dhetarë të dëgjuar shqiptarë.
Më 1922 emigroi në SHBA,
ku jetoi e punoi në Boston e Fi-
ladelfla për 12 vjet. Atje kreu një
shkollë fetare dhe u dorëzua
prift. Punoi me Imzot Theofan
Nolin dhe kishte miqësi të
ngushtë me të. Ishte anëtar dhe
veprimtar i shquar i Shoqërisë
“Vatra”.
U kthye në Shqipëri në vitin
1934, duke i ruajtur lidhjet me
Imzot Nolin dhe patriotë të tjerë
të kurbetit. Filloi punën si prift
në Lekël dhe shërbeu në
të gjithë zonën, si: në
Labovë, Tërbuq, Hu-
ndkuq, Kodër, Peshtan
etj. Të gjithë e donin dhe
e respektonin për serio-
zitetin në kryerjen e
shërbesave fetare, për
afërsinë që tregonte me
njerëzit, pavarësisht
nga besimi i tyre, për
gjykimet e pjekura që
jepte në zgjidhjen e pro-
blemeve e shqetësimeve
që dilnin etj. Kudo vinte
dashurinë dhe drejtë-
sinë e Zotit Krisht.
Pushtimin fashist të
Shqipëri-së nga Italia e
priti me indinjatë të the-
llë. Duke parë autori-
tetin dhe respektin që
kishte në popull, gjatë
Luftës e zgjodhën në Këshillin
Krahinor. Ai ëndërronte dhe
shpresonte për një Shqipëri të
lirë e demokratike. Vendosja e
regjimit komunist pas çlirimit
ia vrau zemrën, sepse e dinte,
që nën shembullin e bolshevi-
zmit rus, edhe këtu do të humbi-
snin liria e ndërgjegjes dhe ajo
e pronës.
Regjimi ateist nuk po e
shikonte me sy të mirë. At Gje ­
rgji ishte njeri i ditur dhe i arsi-
muar. Ai zotëronte disa gjuhë të
huja, si: greqisht, anglisht,
frëngjisht, italisht etj. Dhe
njerëzit e ditur regjimi i kon-
sideronte armiq të tij. Aq më
tepër që At Gjergji kishte qenë
në Amerikë dhe mbante ko-
rrespodencë me patriotët e
atjeshëm. Po kështu, kishte
studiuar në Greqi. Të gjitha kë-
to mjaftonin për ta arrestuar më
27 dhjetor 1946, me akuzën sta-
ndarte për shumë intelektualë
e klerikë orthodhoksë, si “ba-
shkëpunëtor i grekëve, anglo-
amerikanëve, kundërshtar i
regjimit” etj.
Në burgun e tmerrshëm të
Kalasë së Gjirokastrës, ku mu-
ret e gurtë kullonin lagështirë
e visheshin me akull, i bënë
tortura nga më çnjerëzoret. Të
gjitha i përballoi me Zotin
Krisht në zemër dhe me shpre-
sën e patundur, se Ai do ta shpë-
rblente në Mbretërinë e tij. At
Gjergji, në atë ferr ku e hetonin,
kishte një Kryq dhe tek ai si-
mbol i Krishtit i mbante sytë
dhe mendjen kur e rrihnin dhe
masakronin me egërsi. Nëpër-
mjet Kryqit fuqia e Krishtit
rridhte tek ai dhe e bënte të
fortë të përballonte ato vështi-
rësi të tmerrshme. Perëndia i
përtërinte një frymë të patun­
dur. Atje në burg kreu shërbe-
sën për dy nacionalistë të vde-
kur nga torturat, pavarësisht se
njeri prej tyre ishte i besimit
tjetër.
Në gjyqin që u zhvillua në
fund të vitit 1947 At Gjergj Suli
dënohet me vdekje dhe pushka-
tohet më 14 janar 1948. Xhela-
tët e kuq habiteshin me qëndri-
min e pamposhtur të At Gjergjit.
Ata tmerroheshin më tepër nga
Kryqi që ai bënte vazhdimisht.
Atë kryq ai e bëri edhe atë natë
të ftohtë të janarit 1948, para
pushkatimit. Nëpër atë Kryq të
Shenjtë shpirti i tij u ngjit lart
e shkoi pranë Zotit Perëndi, për
t’u qetësuar pas gjithë atyre që
provoi.
Persekutimet vazhduan për

familjen e At Gjergjit deri në
vitin 1991. E shoqja, nënë Va-
silia dhe fëmijët e tyre, që ishin
model në punë dhe në jetë, Jo-
sifi, Jeta e Thomai, trajtoheshin
me përbuzje dhe egërsi, si nje-
rëzit e armikut, duke ua nda-
luar arsimimin dhe, duke i çuar
në punët më të vështira. Sajonin
për ta kurthe e gracka, që të
përfundonin edhe ata si i ati.
Këto bënë që djali i madh Josifi,
njeri shumë i zgjuar, pësoi trau­
ma.
Dëm i pariparueshëm iu bë
bibliotekës dhe korrespodencës
së pasur që kishte At Gjergji me
atdhetarët jashtë vendit, të cilat
humbën apo u dogjën nga frika
e kontrolleve të shumta që
bëheshin në shtëpinë e tij.
Me vrasjen e At Gjergjit nga
regjimi, fëmijët u rritën jetimë
e me privacione të shumta,
atdheu humbi një atdhetar të
shquar, besimtarët një bari të
mirë shpirtëror, ndërsa Kisha
jonë Orthodhokse humbi një
klerik të devotshëm, që i duhej
aq shumë asaj.
Klerikë të tillë Kisha jonë i
kujton vazhdimisht me nderim
e respekt të veçantë, për punën
e sakrificat sublime që kanë
bërë, duke e bashkuar gjakun e
tyre me gjakun e shenjtorëve
tanë, për ta bërë të pavdekshëm
besimin tonë të shenjtë ortho­
dhoks.
Llukan Stavro,
Tepelenë