Aspekte të artit paleokristian në Shqipëri
Ndonëse arti i krishtërimit
u mbështet dhe shfrytëzoi
shumë elementë të traditës, që
në fillimet e veta këmbënguli
t’i interpretojë ato dhe më vonë,
t’i zhvillojë për qëllime të cak-
tuara të dogmës dhe për kriji-
min e traditës së re vetiake
artistike. Në mozaikun e Ara-
pajt (Durrës), spikat më duk-
shëm lidhja me traditën, por
edhe fillesa e interpretimit të
saj për qëllimet e fesë së re. Në-
se në antikitet kafsha vritej, në
skenën e gjuetisë së këtij mo-
zaiku ajo zbutet e kultivohet,
duke nënkuptuar qëndrim ba-
ritor të kishës ndaj besimtarit.
Nga konceptimi tradicional
antik shkëputet ndjeshëm
mozaiku thjesht ornamental,
arritjen më të shënuar të të
cilit, e përfaqëson Pagëzimorja
e Butrintit, që shpreh fillesën
e një arti abstrakt, të alegorisë
dhe të simbolit. Këto tipare
formulohen më qartë në mo-
zaikët e Mesaplikut (Vlorë) dhe
Antigonesë (Gjirokastër), ku
kemi edhe prefigurimet e
tërthorta më të hershme të
Perëndisë. Në të njëjtën kohë,
figura antropozoomorfe me
kokë qeni e trup njeriu e Anti-
gonesë, përbën, jo vetëm për ve
ndin tonë por për artin paleo
kristian në përgjithësi, mbase
dokumentin më të hershëm të
paraqitjes figurative të Shën
Kristoforit.
Në vendin tonë veprat e
para me stil bizantin janë ko-
nsideruar mozaikët murorë në
kapelën e Amfiteatrit në Du-
rrës, realizuar në shek. VI-VII,
mbi një sipërfaqe që kohë më
parë ka qenë e mbuluar me
afreske. Dëmtimet mbi atë
pjesë të afreskut të lënë të
paprekur nga mozaicistët kanë
dhënë mundësi të zbulojnë
paraqitjen e Krishtit Panto-
krator në tipin e hershëm iko-
nografik të ngjizur përfundi-
misht në shek. e V
Zbulimi i Pantokratorit i jep
mundësi të zgjidhet përfu-
ndimisht edhe debati rreth
figurës qendrore të mozaikut
muror, që nuk paraqet tjetër
veçse Shën Mërinë tip Pera-
ndoreshë.
Veprat dhe monumentet e
artit paleokristian dëshmojnë
për përhapjen e shpejtë të
krishtërimit në hapësirën Hire
si dhe dokumentojnë procesin
e ndërlikuar historik, gjatë të
cilit lindën tiparet e stilit të ri
dhe u poqën ato dora – dorës
deri në formimin e artit të
mirëfilltë bizantin.