EmailFacebookKontakt

Askush nuk mund të luajë me drejtësinë e Perëndisë

Në këto çaste tragjike, që po kalon vendi, fuqi të errëta dalin në mënyrë të pakontro- llueshme, madje edhe nga zemrat e qytetarëve të thjeshtë. Sapo jepet rasti më i vogël, disa plaçkitin pa mëshirë këdo, madje edhe fqinjin. Nuk hezitojnë të plaçkitin edhe spitalet, jetimoret, institucionet fetare, duke dëmtuar të sëmurët, pleqtë dhe fëmijët e pafajshëm.

Mjaft më, le të pushojë kjo histeri. Është e padëgjuar të protestosh ndaj padrejtësisë, që t’u bë nga disa të fuqishëm, duke bërë vetë padrejtësi ndaj më të dobëtëve.

Ata që veprojnë kështu, duken se nuk be- sojnë në asgjë. Por – sidomos ata që pretendojnë

se bëjnë pjesë në ndonjë komunitet fetar – le të dëgjojnë me përgjegjësi: nëse nuk pendohen në praktikë, çfarëdo që të grabisin, nuk kanë për të parë mbarësi. Është si të bësh investime nëpër pseudobanka. Gëzohesh për pak, por më pas do t’i humbasësh që të gjitha. Askush nuk mund të luajë me Drejtësinë e Perëndisë.

Të gjithë sa jemi besimtarë, le të mbrojmë, në emër të Perëndisë të Gjallë, të dobëtit, kishat e xhamitë, teqetë e manastiret, shkollat dhe qendrat e bamirësisë shoqërore. Le të kundër- shtojmë vendosmërisht, me besim e dashuri, këtë padrejtësi të pafalshme, që përhapet si një sëmundje infektive. Pa frikë. “Dashuria e

përsosur e largon frikën” (1 Jn. 4:18).

Si Kryepiskop do të mbetem deri në fund pranë jush, duke marrë pjesë me lutje, fjalë dhe vepra, në dhimbjen dhe përpjekjet për një shoqëri që do të frymëzohet nga Drejtësia, Liria, Dashuria e Perëndisë dhe respekti i sinqertë për çdo njeri.

t Anastasi

Kryepiskop i Tiranës dhe i gjithë
Shqipërisë

Kjo thirrje e Kryepiskopit, u transmetua në Televizion në dt. 15 mars 1997, në emisionin qendror të lajmeve, të orës 20:00.