“Ashtu si derri që zhgërryhet në llucë, ashtu siç gëzohet djalli me difektin tonë, ashtu edhe njeriu cmirëzi gëzohet dhe kënaqet për të këqiat që e gjejnë të afërmin e tij.
Nëse atij që ka pranë i ndodh ndonjë gjë e papëlqyer, cmirëziu lehtësohet dhe merr frymë, sepse fatkeqësitë e të tjerëve i konsideron kënaqësi të tij dhe të mirat e të tjerëve – si dështime të tij.
Ashtu si brumbujt ushqehen me pleh, kështu edhe njerëzit cmirëzinj ushqehen me fatkeqësitë e të tjerëve, bëhen kundërshtarë dhe armiq të vërtetë të natyrës njerëzore”.