/Ishtu edhe
Ava Siluani ishte një nga jero-
ndët, rreth të cilit mblidheshin
shumë njerëz. Ndërmjet tyre
ishte edhe Jorgo, një kryefamiljar
i urtë e punëtor, i cili kishte pro-
bleme me një fqinj. Sa më shumë
kalonin ditët, aq më i keq bëhej
fqinji dhe aq më shumë shto-
heshin vuajtjet për Jorgon e urtë.
Një ditë durimi i tij mbaroi dhe
u detyrua ta dënonte fqinjin. Ve-
të ai nuk mund ta dëmtonte.
Mendoi se zgjidhja më e mirë
ishte ta çonte në gjyq. Por, për një
vendim të tillë duhet të pyeste
jerondin e shkretëtirës dhe u nis
për në skitën e ava Siluanit.
Ava e priti me gëzim dhe me-
njëherë shkuan në kishëzën e ski
tit. Gjatë rrëfimit Jorgoja i tregoi
historinë me fqinjin zemërgur, si
dhe vendimin që kishte marrë për
ta çuar në gjyq.
– Nuk duroj më, ava,- i tha. U
mundova shumë. Lutesha me
gjithë shpirt. Por, edhe unë njeri
jam. Në fillim ishte armik i thje-
shtë. Në vazhdim u përpoq të më
marrë gjysmën e pasurisë. Prapë
bëradqrim. Mëmerrtenëpërgojë
kudo. Humba miqtë dhe të njo-
hurit e mi. U tregoi shumë gjëra
të ndryshme për mua dhe njerëzit
nuk më flisnin më. Por, më e keqja
e të gjithave, ava, është se disa
ditë më parë donte të më helmo-
nte. Për këtë do,tq çoj në gjyq. Kë-
shtu, ai do gfejë dënimin që i
takon dhe unë – të drejtën time.
Këto i tha Jorgo dhe ava Silu
ani, i qetë dhe pa lëvizur, i tha:
– Bëj si të duash, biri im.
neua falim…
– Sikur të dënohet shumë do të
jetë më drejtë?
– Bëj atë që të qetëson, -iu për-
gjigj ava, pa interesim.
– Do të jetë më mirë dhe për
shpirtin e tij?-e pyeti Jorgua, por
jerondi nuk u përgjigj.
– Atëhere po shkoj, i tha Jorgo,-
që mos të lodh dhe dashurinë të-
nde. Do shkoj drejt e tek gjykatësi.
– Prit pak, biri im. Mos u nxito
kaq shumë, -i tha ava. Eja të lu-
temi më parë.
Jerondi u ngrit, mori Jorgon
dhe qëndruan përpara ikonës së
Zotit të gjithësisë. Pasi bëri
kryqin, ava filloi të thotë:
“Ati ynë që je në qiell, u she-
njtëroftë emri Yt, ardhtë mbretë-
ria Jote, u bëftë dëshira Jote, si
në qiell, ashtu edhe mbi dhe.
Bukën tonë të përditshme jepna
neve sot… dhe mos na shtjer në
ngasje, por shpëtona nga i ligu.”
Nga fundi i lutjes, Jorgo thirri:
– Jerond, nuk thotë kështu…
– Në të vërtetë, Lutja nuk thotë
kështu, biri im, – i tha me zë të la-
rtë ava. Por, kështu është e vë-
rteta. Përderisa vendose të çosh
vëllain tënd në gjyq, unë nuk
mund të them lutje tjetër për ty.
Jorgoja mbeti pa fjalë. Mori
uratën dhe u kthye në shtëpi. Fja-
lët e avait iu ngulitën thellë në
shpirt. Bëri durim për ato të kë-
qijat që i kishte bërë fqinji, derisa
ai ndërroi jetë. Jorgua vazhdoi je-
tën e tij,.duke përsëritur mësimet
e ava Siluanit.
“Dhe falna fajet tona, sikundër
edhe ne ua falim fajtorëve tanë…”.