EmailFacebookKontakt

Asambleja e Tretë Ekumenike Evropiane

Asambleja e Tretë Ekumenike Evropiane, me temë “Drita e Krishtit iu ndrittë të gjithëve ”, mblodhi në Sibiu të Rumanisë, nga 4-9 shtator 2007, të krishterë nga e gjithë Evropa. Ajo u përgatit nga dy organizma të krishterë: Konferenca Evropiane e Kishave (CEC) dhe Këshilli i Konferencave Ipeshkvnore Romanokatolike (CCEE). Kjo Asamble ishte ndjekëse e traditës së Asambleve Ekumenike Evropiane të organizuara më parë në Bazel (viti 1989) dhe Grac (viti 1997). Kisha jonë u përfaqësua nga një delegacion i drejtuar nga Kryepiskopi Anastas, i cili është Zëvendëspresident i

Konferencës Evropiane të Kishave që nga viti 2003.

Ajo kishte:

Rreth 2600 pjesëmarrës, ndër të cilët!542 delegatë zyrtarë.

Konferenca Evropiane e Kishave (CEC) është një organizatë që bashkon 120 kisha orthodhokse dhe protestante, si dhe 40 shoqata e organizata. Ajo është themeluar në vitin 1959. Kisha jonë është anëtare me të drejta të plota dhe Kryepiskopi Anastas është zgjedhur Zëvendëspresident i CEC.

CCEE përbëhet nga 34 konferenca ipeshkvnore lokale.