GJERMANI
Asamble e klerikëve orthodhoksë
Nga 5-9 maj në Aix-la-Chapelle (Rhenani), u zhvillua asambleja e 29 baritore e dioqezës së Patrikanës Ekumenike në Gjermani, ku merrnin pjesë shumica e 67 priftërinjve që ajo ka. Tema ishte “Të njohim në ç’momente jetojmë – fundi i një mijëvjeçari thyese”. Në këtë asamble veçohej pjesëmarrja për herë të parë e personave të jashtëm, përfaqësues të kishave të tjera të krishtera dhe të autoriteteve civile. Asambleja kryesohej nga mitropoliti Agustin, që drejton dioqezën e Patrikanës Ekumenike në Gjermani.
Në mbledhje u përballuan problemet që shtron “shumëkombësia” e Kishës Orthodhokse në Gjermani, çështja e zënies rrënjë të orthodhoksisë në shoqërinë dhe kulturën gjermane, mënyrat e kontributit orthodhoks në paqtimin ndërmjet popujve të Evropës etj.