Nga 11-12 Maj 1994, u zhvillua në Paris, nën kryesinë e kryepiskopit Serzh, asambleja e përgjithshme e episkopëve rusë të Evropës Perëndimore, të cilët gëzojnë pas vitit 1971, një statut të veçantë në kuadrin e Patrikanës Ekumenike. Merrnin pjesë në mbledhje 130 delegatë, priftërinj dhe laikë, të ardhur nga enoritë e emigrantëve rusë, dhe ato franceze, gjermane, beige, hollandeze, italine, dhe skandinave. Qëllimi ishte të kryenin një lutje të përbashkët, dhe për një shkëmbim informacionesh për aspektet e ndryshme të jetës së kishave, për të diskutuar për problemet financiare të episkopatës, si dhe për të rinovuar këshillin drejtues.
Kryepiskopi Serzh e vuri theksin tek “Ngjarjet pozitive” në jetën e Kishës, sidomos tek afrimi në shërbimin kishtar të gjeneratave të reja, dhe hapjen e enorive të reja. “Kjo tregon se episkopata është dinamike, në jetë”, nënvizoi ai.
Kjo episkopatë numëron sot rreth 60 famulli dhe katër komunitetet murgjërish, ku shërbejnë 58 priftërinj e dhiakonë.