EmailFacebookKontakt

As pesimistë as optimistë, por realistë

Ndër pyetjet e shumta që iu drejtuan Fortlumturisë së Tij Kryepiskopit të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë Anastas gjatë festimeve të përvjetorit të Apokalipsit ishte edhe ajo sesi duhet të ndiheni duke lexuar Apokalipsin pesimistë apo optimistë? Po botojmë përgjigjen e tij:

“Duke lexuar sërish librin e Apokalipsit, të cilin kam pasur kënaqësinë ta lexoj me qindra herë, mendoja gjatë këtyre ditëve sesi do të mund të përmblidhet në dy tre pika ajo çka rijeton njeriu. Do ta thoshja shumë thjesht. Ka një përplasje të qartë midis fuqive demoniake dhe atyre që përfaqësojnë dëshirën e zjarrtë për Perëndinë. Megjithatë Alfa dhe Omega (Fillimi dhe Fundi) është Perëndia i dashurisë, Ai që është edhe që ishte edhe që vjen. (Ap. 1:8).

Rrjedhimisht besimin dhe mendimin tonë nuk e kemi mbështetur në ndonjë Perëndi të së kaluarës, por tek Ai i Cili ishte, tek Ai i Cili është, tek Ai që vjen. Nga ky këndvështrim, pra, ka shpresë.

Apokalipsi nuk është libri që flet vetëm për katastrofën, por flet edhe për një përtëritje, për botën e re dhe tokën e re që vjen. Ne të krishterët pra, pa qenë as pesimistë as optimistë mund të jemi realistë, të shohim përplasjen, të ndjejmë se brenda kësaj prove duhet dhënë martirizimi dhe dëshmia e dashurisë dhe nga ana tjetër, të qetë dhe të qëndrueshëm të vazhdojmë përpjekjen tonë, sepse fitorja përfundimtare i përket Qengjit (Krishtit), Atij që u flijua për dashurinë, Atij që u flijua nga dashuria, Atij i Cili na çon në Dashurinë e cila është qënia përfundimtare e Perëndisë”.