EmailFacebookKontakt

Artikujt, intervistat, shkrimet që nuk mund të bindin askënd

ARTIKUJT, INTERVISTAT, SHKRIMET QE NUK MUND TE BINDIN ASKEND
Në këto ditë të nxehta paszgjedhore, së bashku
me rritjen e temperaturave u rritën ndjeshëm dhe in-
tervistat, shkrimet, opinionet, vlerësimet e shkruara
nga njerëz të ndryshëm, (sigurisht jo orthodhoksë me
përjashtim të një njeriu që ka përvetësuar me të pa-
drejtë titullin e klerikut orthodhoks siç është Nikolla
Marku, me akuza, inate, sulme krejt të pabaza kundër
Kryepiskopit legjitim të Kishës Orthodhokse Autoqe­
fale të Shqipërisë, Imzot Anastasit.
Nuk na ka qëlluar të lexojmë shumë nga këto
shkrime, por mjafton të lexosh disa prej tyre dhe është
njësoj sikur t’i kesh lexuar të gjitha, por që kanë një
kryefjalë dhe një kallëzues. Së pari, ne klerikët ndihe-
mi keq që brenda tyre nuk ka asgjë të vërtetë nga
vizioni orthodhoks, por ndërkohë na vjen për të qe-
shur kur Nikolla Marku dhe ata që fshihen prapa tij
shkruajnë sipas avazit të vjetër.
Nuk duam të vazhdojmë të mbrojmë veprën e
ndritur të Kryepiskopit Anastas, pasi ajo është e ditur,
e kuptueshme dhe e prekshme nga të gjithë njerëzit,
por duhet të kujtojmë se gjithë këto arritje janë në
përdorim për t’i shijuar dhe gëzuar të gjithë
shqiptarët.
Vëmë re një fakt: Ka rrezik se mos bëhet psikozë,
ndoshta për të gjithë shoqërinë shqiptare, hedhja e
fajeve tek njerëz të pafajshëm, p.sh. të bësh fajtor
Kryepiskopin për të gjitha të këqijat që ka kaluar
vendi ynë që nga kriza e ‘97 dhe deri tek vrasja e një
shqiptari nga tifozët e sëmurë grekë. Kjo duket shumë
e rrezikshme, sepse nuk bind askënd dhe kthehet në
patologji të sëmurë. Kur përpiqemi që fajet tona t’ua
transmetojmë të tjerëve, atëherë jo vetëm që nuk do
të ecim përpara, përkundrazi do të bëjmë hapa
mbrapa.
Të vjen keq, aq më tepër, kur këto sulme fshihen
pas një morali gjoja atdhetar dhe pas petkut të

ashtuquajtur klerik, fraza këto që nuk dimë se nga
cilat fragmente janë marrë.
I kujtojmë Nikolla Markut se të jesh atdhetar, nuk
mjafton të mbetesh në lojën e fjalëve, por në atë të
veprave. Na thuaj; ku është investimi juaj? Çfarë
vepre keni ndërtuar? Kujt i shërben ajo? Çfarë vlere
shpirtërore e materiale ka?
Nga ana tjetër, Kisha Orthodhokse Autoqefale e
Shqipërisë njeh arritje të mëdha gjatë këtyre 15-
vjetëve. Ato nuk ka njeri me mend në kokë, i thjeshtë
apo me pushtet, që t’i mohojë. Dhe të gjitha këto
mbajnë firmën e një njeriu të vetëm, të Kryepiskopit
Anastas. Ai është frymëzuesi dhe arkitekti i Kishës
së shkatërruar Shqiptare, që sot rrezaton fjalën e Zotit
tek besimtarët. Ai është ndodhur pranë njerëzve në
ditët më të vështira që ka kaluar populli ynë, duke i
ngushëlluar dhe dhënë shpresë. Ai është ndjekës dhe
zbatues i traditave më të mira shqiptare si dhe i
tolerancës ndërfetare në Shqipëri.
Janë pikërisht këto arsyet që na bëjnë ne klerikët
e Korçës si dhe të gjithë Shqipërisë të jemi të
bashkuar dhe të njohim si të vetmin Kryebari të
orthodhoksëve shqiptarë, Imzot Anastasin.
Mjafton emri dhe reputacioni i tij ndërkombëtar
për të na veshur me besim tek Zoti dhe vetvetja, për
të parë vetëm përpara. Këto janë mësimet e Ungjillit
që na kanë udhëhequr e do të na udhëheqin
kurdoherë.
St. Atë llia Kotnani
St. Atë Dhimitër Veriga
Atë Vasil Skordileva
Atë Spiro Katundi
Atë llia Kotmilo
Atë Sotir Dinka
Atë Andrea Zhurka
Hierodhjakon Kristofor Malaveci