EmailFacebookKontakt

“Arriti të ketë edhe jetë edhe fjalë”

Fortlumturi,

Dekanati i Fakultetit Theologjik merr pjesë në këtë mbledhje solemne me ndjenja ngazëllimi, duke dashur të vërë në dukje se prania juaj këtu e nderon në kulm Fakultetin tonë dhe Universitetin “Aristotel” të Selanikut.

Ju kryeni veprën e një hierarku të vërtetë orthodhoks, me dhuntinë e Shpirtit të Shenjtë për dhiakoninë dhe me ndërhyrjet e drejta e karismatike, siç duhet në Kishën Orthodhokse.

Prandaj, prania juaj në këtë institucion të lartë shpirtëror, ku kultivohet mendimi i lirë, shkenca dhe kultura, është një ngjarje jashtëzakonisht e rëndësishme.

Qysh prej shekujsh qyteti ynë i shquar i Selanikut, zbukurohet me aktivitete kulture dhe veprash krijuese të larta, të cilat janë karakteristika dalluese të Orthodhoksisë.

Me fjalë të tjera, në këtë atmosferë të larmishme janë takuar e takohen në mënyrë krijuese teoria dhe praktika, jeta dhe fjala. I nderuari i sotëm, Kryepiskopi i Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, z. Anastas, është sipas Grigor Theologut “ai që arriti të ketë edhe jetë edhe fjalë”.

Ky aktivitet, mendoj unë, renditet ndër kontributet krijuese të vazhdueshme të qytetit të Selanikut.

Dekani i Fakultetit Theologjik

Prof.Dr. Matsukas