H
imnin e besimit thur sot shën Pavli, o vëllezër. Por lulet e kësaj kurore nuk janë marrë nga livadhi i fjalëve të thjeshta. I ka këputur nga ngjarjet e mëdha të Dhiatës së Vjetër dhe nuk janë as- gjë tjetër veçse emrat dhe bëmat e të drejtëve dhe profetëve, që vuaj- tën, pa u ankuar, çdo lloj pikëllimi, duke treguar në këtë mënyrë, se nuk ekziston në botë ndonjë fuqi më e mrekullueshme përveç besimit.
Pra, një panair për nder të besi- mit, është kujtimi i atyre burrave të mëdhenj, që apostull Pavli bën në këtë të diel. Një panair i vendosur në fillim të Dyzetditëshit të shenjtë e të madh, që të mësojmë se me be- simin e palëkundshëm dhe të flaktë, do të mund të nxjerrim në një përfu- ndim triumfal luftën e kreshmës, në të cilën u futëm.
* * *
Moisiu, thotë Apostulli, me anë të besimit te Perëndia, megjithëse ishte rritur në pallatin e mbretit të Egjiptit, nuk pranoi të quhej bir i bijës së faraonit. Por, parapëlqeu më mi- rë të hiqte keq me bashkëkombë- sit e tij të shtypur, sesa të ketë këna- qësi të përkohshme mëkati në pa- llatet mbretërore egjiptiane. Dhe e konsideroi një thesar më të madh se thesaret mbretërore të Egjiptit idhujtar, “talljen e Krishtit”, dome- thënë, gjithë përbuzjet dhe sharjet, që ishin të ngjashme me ato që hoqi Jisu Krishti më vonë. Dhe Moisiu arriti në lartësinë e atij vetëmohimi, sepse “shikonte në shpërblim”.
Llogariti shpërblimin që jep Pe- rëndia te besimtarët e tij, te çmimi që Ai u premtoi atyre që mbetën të përkushtuar, në mënyrë të qëndru- eshme, ndaj emrit dhe vullnetit të tij. Për hir të atij shpërblimi, Moisiu, sakrifikoi të përkohshmet. Siç dihet, një pjesëtar i shkëlqyer, sipas botës, ishte në pallatin mbretëror. Sepse ishte rritur si princ dhe do të mund të arrinte në detyra të larta. Shumë do ta kishin zili për pozitën e tij. E megjithatë, ai i përbuz të gjitha.
Nuk verbohet nga shkëlqimi i të përkohshmeve dhe të kotave, sepse e tërheqin të përjetshmet dhe të pa- prishshmet. Dëshiron “dhuratat më
të mira”, më të larta dhe mbito- kësore. Dhe zgjedh më mirë lavdinë e qiellit, në vend të madhështive të varfra të tokës e të njerëzve.
Nga profeti Moisi vjen më pas Apostulli i Madh dhe në raste të tjera, sigurisht, bëma të mëdha dhe heroike burrash të mëdhenj, besim- tarë dhe të shenjtë, të Dhiatës së Vjetër. Janë ata, Gedeoni, Baraku, Samsoni, Jefthaeu, Davidi, Samuili dhe gjithë profetët. Dhe ata arritën gjëra të pabesueshme, të pamund- shme nga njeriu, “mundën mbretëri, punuan drejtësi, fituan premtime, thurën gojë luanësh, shuan fuqinë e zjarrit… u bënë të fortë në luftë, thyen ushtritë e të huajve”. Dome- thënë, bënë çudira të mëdha e të mrekullueshme dhe thyen fuqitë kundërshtare që, ata, të paktët, të tregohen fitimtarë mbi të shumtët, të dobtit, triumfues mbi të shumë- fuqishmit.
Për hir të besimit, profetë të Pe- rëndisë, ngjallën të vdekur, si profeti Ilia që ngjalli birin e së vesë në Sa-
reptë të Sidonës dhe Eliseu birin e Samanises. Dhe të tjerë, për të që- ndruar besnikë te Perëndia, para- pëlqyen thyerjen e kockave të tyre dhe vdekjen martirike mbi mjete torturuese, si shtatë Makabejtë. Nuk pranuan në asnjë mënyrë të mohoj- në besimin e tyre, për të shmangur torturat e ashpra. Mbetën të fortë e të qëndrueshëm, për të arritur kë- shtu, si shpërblim, ngjallje nga Pe- rëndia për një jetë të paimagjinue- shme dhe të lumur në qiell. Heronj të tjerë të besimit, rangje të shenjta martirësh të panumërt, kryesisht të Dhiatës së Re, provuan tallje e të rra- hura, por edhe burgosje, si Apostujt e Krishtit. U vranë me gurë, si mar- tiri i parë Stefan, u nganë, iu pre koka si Joan Pararendësi dhe apostull Jakovi; shenjtorë dhe dëshmues të tjerë, endeshin lart e poshtë, veshur me lëkurë dhensh e me lëkurë dhish, duke u privuar nga të gjitha, duke pasur shtrëngime e duke hequr keq, duke shkuar andej e këtej nëpër shkretëtira e nëpër male, e nëpër
shpella, e nëpër vrimat e dheut.
Me mijëra janë martirizimet, që provuan martirët e Kishës, “për be- sën e shenjtë te Krishti”. Të virgjër, foshnja të pafajshme, të moshuar të rraskapitur, por edhe filiza të rinj, me guxim të pashembullt dhe he- roizëm të admirueshëm, përballuan rrota dhe thika, vajra të nxehtë, bisha të egra, sëpata me dy presa, internime…
Të “drejtët” e Dhiatës së Vje- tër dhe milionat e shenjtorëve dhe martirëve të epokës së Dhiatës së Re, ndoqën mijëra Etër dhe Mësu- es të Kishës, të cilët ngritën zërin e tyre kundër mashtrimit dhe herezi- ve të shumëllojshme; rendën, që- ndruan zgjuar, u munduan, u lodhën për grigjën e Krishtit dhe shpëtimin e besimtarëve. Pema e shumëfryt- shme e krishterimit është vaditur me gjakun e çmueshëm të martirë- ve të besimit dhe djersën e ushtri- mit të mbrojtësve të Orthodhoksisë sonë. Dhe kjo luftë vazhdohet…
* * *
Pra, ç’do të bëhet, vëllezërit e mi të dashur më Krishtin? Ç’do gjë duhet të bëhet, që të shkëlqejë përsëri Orthodhoksia. Që besimi i drejtë të bëhet urtësia dhe jeta e të gjithë orthodhoksëve. Ikonat e shenjta dhe të hirshme, duhet të shpluhurosen, të lartësohen përsëri dhe të rivendosen në ikonostasët e shtëpive orthodhokse. Nuk duhet të ekzistojë orthodhoks, që të mos kishërohet, të mos rrëfehet dhe të mos kungohet. Nga ana tjetër, priftërinjtë, kryepriftërinjtë dhe mësuesit e Orthodhoksisë, duhet të punojnë me zell, për përtëritjen e besës dhe rigjallërimin e jetës fetare të popullit orthodhoks. U bëftë.
t IGNATI
Mitropoliti i Beratit,
Vlorës dhe Kaninës