EmailFacebookKontakt

Aristidhi, dëshmor (13 shtator)

Pranohet me rezerva, sepse mu- ngon në Agjeologjitë e vjetra. Bë- het Qalë për të njohurin që nga she- kujt e parë, apologjetin Aristidh, të njohur vetëm si shkrues i Apologji- së drejtuar Perandorit Antonin (138-161).

Për të flet tërthorazi vetëm Eu- sebi (Historia Kishtare 4,3,3) dhe shën Jeronimi, që kremtohet mël5 qershor (De viris illust.,20). Kështu mbetën në hije jeta dhe vdekja e tij, që do të ishte martirike, për- derisa bashkërenditet me martirët.

Vepra e tij u zbulua vetëm në fund të shek. XIX. Nga shek. IV u lexua gjerë e gjatë, siç vërtetohet nga përkthimet e tij në gjuhët e vjetra. Për më tepër, një ligjëratë në jetëshkrimin e shën Joasafit (26 gusht), përbën përmbledhje dhe përpunim të Apologjisë.

Madje, disa teza të saj i adop-

tuan pasardhësit. Sidomos mbizo- tëroi qëndrimi i saj ndaj idhujtarisë dhe mirëkuptimi i saj i butë – pararendje e “Fjalës – farë” të shën Justinit (1 qershor). Vepra letrare, e shkurtër dhe e thjeshtë, hapet me lartësimin nëpërmjet krijesës tek Krijuesi. Më pas, ndan njerëzimin në idhujtarë, judej dhe të krishterë. Të parët, në vija të trasha, ndahen në babilonas (kaldej), adhurues të yjeve, në grekë, adhuruesit e ep- sheve dhe në egjiptianë, adhuruesit e kafshëve. Në vazhdim, zhvesh marrëzinë dhe mashtrimin e politeizmit dhe gjithashtu dobë- sinë e hebraizmit, të cilin e konsi- deron të huaj për krishterimin. Përfundimisht, predikon drejt dhe thekson përplotësinë dhe pastërti- në e besimit tonë edhe në dogmë, edhe në adhurim, si edhe në jetë (të cilat ishin keqkuptuar dhe

shpifur nga paganët). Çdo njeri sigurohet nëse do të studiojë Shkri- met. Pra përndjekjet janë absolu- tisht të pavend dhe duhet të ndalo- hen. Madje, bota mbijeton për hir të lutjeve të të krishterëve.

Tekste të tjera me emrin e shenj- tit janë false. Aristidh greqisht do të thotë “fytyrë e shkëlqyer”

Aristidhi, dëshmor (13 shtator)