Ishte idhulltar, imitues i shkëlqyer, d.m.th. aktor, në vitet e perandorit Maksimian (286-305). Në një rast donte të shfaqte martirizimet dhe resitencën e fuqishme të pasuesve të Nazaretasit kundër urdhrave të tiranëve, dhe vetsakrifikimin e tyre. Për ta shfaqur sa më gjallë skenën, arriti të varej dhe të shqyhej vetë, derisa i rrodhi edhe gjak! Ndërsa turma e duartrokiste dhe e mburrte për aftësitë aktoreske dhe qëndrueshmërinë e tij ndaj dhembjes, ai iu thirri që të heshtnin dhe bërtiti me zë kumbues, se ishte tashmë i krishterë! Teatri i befasuar do të hidhej përpjetë nga çudia, ndërsa sundimtari u mundua ta bindë dhe ta zbutë, që të ndërronte mendje, por ishte e kotë. Atëherë bëhet në vend një zjarr, dhe i neveritshmi i mëparshëm, ashtu si të gjithë aktorët e kohës së tij, (Ardalion = i papastër, i njollosur), shkon triumfalisht në Qiell tejet i pastër dhe shndritës nëpërmjet llojit të dytë të Pagëzimit, të Pagëzimit të gjakut: Kishte “kaluar nëpërmjet zjarrit”, kështu që nuk ishte më i nevojshëm ai “nëpërmjet ujit” (Psalmi 65. 12).