“Në realitet, përkthimet e Fan S. Nolit përmbanin gabime dogmatike të dukshme… Në vazhdim, vetë Fan Noli, në botime të mëpasme, i korrigjoi më të dukshmet e këtyre gabimeve; por, shpesh, në vend të korrektonte, atje ku përkthimi paraqiste vështirësi për një inekspert teologjik, i ndryshoi tekstet, duke kapërcyer pjesë, duke i ndryshuar apo redaktuar.
Aspektet negative të kësaj veprimtarie të Fan Nolit nuk do të thonë mosmirënjohje nga ana jonë edhe në këtë fushë, për meritën tepër të lartë të patriotit dhe letrarit të madh shqiptar, domethënë, të hedhjes në tapet me vendosmëri e forcë të problemit… gjë që e bëri në momentin e duhur.
Problemi kaloi, kështu, në duart e kompententëve, që ishin në gjëndje të jepnin zgjidhjen e duhur.
Shqipëria orthodhokse dispononte teologë të mirë, në gjendje për të bërë një punë serioze. Efkologjion, i botuar nga Kisha Orthodhokse në Tiranë në 1961, me titullin “Libër i Shërbesave të Shenjta”, është përkthyer mjaft mirë si në aspektin teologjik, po ashtu edhe në atë gjuhësor…”
“Shkëputur nga “Kisha Orthodhokse Shqiptare”, e Xhuzepe Ferarës, revista “Orienti Kristian” Numër special “Kisha Orthodhokse e Shqipërisë”, Nr 4, tetor-dhjetor 1978,