EmailFacebookKontakt

Arapi: “Gjendja, alarmante”

– Fiet shefi i Departamentit
të Artit në IMK –

Prej 30 vjetësh një numër i madh ikonash shqiptare gjenden në kushte tejet të vështira. Afrimi i ndry- shimeve politike në Shqipëri, që në vitet ’80, ishte pragu i parë i një udhëtimi të vështirë e plot ave- ntura për to. Disa urdhra të njëpas- njëshëm dalë nga Ministria e Kul- turës, bënë që ikonat të mblidhe- shin nga kishat ku ishin dhe të gru- mbulloheshin në disa depo. Filli- misht në Gjirokastër, Berat e Kor- çë. Më tej, një pjesë e madhe u tërhoqën në Tiranë, për t’i pasur më të sigurta. U ruajtën në depo të mëdha si në Kinostudio apo në ndërtesën e vjetër të Institutit të Monumenteve. Porpas shumësi- njalesh për kushte të vështira, dë- mtime, etj., një pjesë me ikona mjaft të zgjedhura, u depozituan në Muzeun Historik Kombëtar. Një pjesë tjetër iu dha Galerisë Kombëtare të Arteve dhe një nu- mër i caktuar Kishës Orthodhokse. Numri më i madh i ikonave ruhet sot në Korçë (në Muzeun e Artit Mesjetar) dhe në Berat, (Muzeu Onufri). Pas një varg problemesh, lakuar shpesh rreth ikonave, jemi ndalur këtë herë tek gjendja e mbi 800 ikonave që ruhen prej 5 vitesh në Muzeun Historik Kombëtar. Specialistët, prej kohësh bëjnë thi- rrje për gjendjen kritike ku ndo- dhen këto objekte. Shefi i departamentit të artit në Institutin e Monumenteve të Kulturës Mustafa Arapi, i cili prej 27 vjetësh i ka ndjekur hap pas hapi të gjitha problemet, që prej lëvizjeve të para të ikonave, e që e ka inspek- tuar disa herë gjendjen e tyre në ambientet ku po ruhen në muze thotë për gazetën se:

“Gjendja është alarmante. Unë kam vite që e ngre këtë problem, në një shkresë që i kam çuar ministrisë, në një diskutim në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Restaurimit, apo dhe bisedat me drejtorin e Muzeut Historik Kombëtar z. Moikom Zeqo. Gjëja e parë që duhet bërë është siguri- mi i mikroklimës, sepse ikonat po shkatërrohen. Ikonat që janë ve

ndosur në pavijonin e muzeut, kam vënë re që prej vitit të kaluar se po degradohen. Këto objekte ja- në sjellë nga një vend ku ka pasur kushte krejt të tjetra klimaterike, në kishat ku kanë qenë vendosur prej shumë e shumë vitesh.”

Cilat janë parametrat ku mbahen sot ikonat në muze?

Në Muzeun Historik Kombëtar, nuk janë siguruar ende kushtet klimaterike edhe pse ka 5 vjet që i mban këto ikona. Në katin e tre- të ku ndodhet pavijoni i ikonogra- fisë është tarraca dhe temperatura në verë shkon mbi 50 gradë. Po ashtu edhe objektet në fondin e muzeut janë vendosur jashtë çdo standard!.

Ç’parametra kërkohen për ruajtjen e këtyre objekteve?

Duhet një mikroklimë me parametrat që kërkon vetë objekti. Lagështira 40 % dhe temperatura 18 gradë. Këto parametra duhet të jenë konstantë.

Çfarë rrugëzgjidhje propo- zoni për shpëtimin e këtyre ikonave?

Duhet të gjendet një ambient tjetër, i cili të jetë i mbyllur dhe i izoluar. Nuk rregullohet kjo me kondicionerë që vihen në shtëpi apo në zyra. Muzeumet kanë aparaturat e tyre, me të cilat sigu- rohet mikroklima e për këtë do të mjaftonin 3 milionë lekë të rinj. Sidoqoftë gjendja atje është ja- shtëzakonisht alarmante. Them se në mbledhjen më të afërt të

Këshillit të Restaurimeve të ngri- het problemi i ikonave. Atjejanë ikona me vlerë që rrallëkush i njeh të shek XII-XIII. Është turp t’i lësh në atë gjendje. Në fondin e muzeut janë rreth 700 objekte, vendosur në një depo, jashtë çdo norme që kërkohet në këto raste dhe kanë mbetur aty. Them se në këtë rast duhet të arrihet një bashkëpunim mes Institutit dhe Muzeut Historik. Drejtori i Muzeut Moikom Zeqo është mjaft i in- teresuar e besoj se së shpejti do të krijojmë një grup specialistësh për të siguruar sistemimin dhe kushtet e mikroklimës.

Thatë që mbahen prej 5 vitesh në këto kushte…

Ishte planifikuar që pranë muzeut të ngrihej një laborator me dhomë dezinfektimi, me rafte të posaçme për ekspozim. Por kjo ide nuk u realizua, pasi atë kohë lindën kon- tradikta me muzeun, duke prete- nduar se instituti nuk kishte më të drejtë as kujdes për këto objekte, në një kohë që muzeu nuk ka specialistë të kësaj fushe dhe është Instituti i Monumenteve ai që i ka në ruajtje. Këto objekte janë pronë e Kishës Orthodhokse, por janë në mbrojtjen dhe kujdesin e IMK-së, i cili ka ekskluzivitetin, t’i restaurojë, t’i studiojë e t’i propagandojë. Por tani është rënë dakord që specia- listët e Institutit të hyjnë në muze për t’i marrë, për t’i restauruar e për t’i kthyer sërish atje. Kjo është zgjidhja e momentit. Ose të ngrihet një laborator i vogël pranë fondit të muzeut dhe specialistët të kujdesen në mënyrë perma- nente për këto objekte.

Në çfarë shkalle është dëm- timi i atyre ikonave që ju i quani në rrezik?

Dikur, kam bërë vetë, persona- lisht një koleksionim, duke i ndarë veç ikonat që janë në gjendje ja- shtëzakonisht të keqe. I kam vendosur në pozicion horizontal pasi ka nisur të bjerë shtrati i ngjyrës. Mendoj se gjëja e parë që duhet të bëjmë është tërheqja e disa ikonave për t’i shpëtuar nga situ- ata emergjente ku ndodhen.