Njëri prej të Dymbëdhjetëve.
Identifikohet me Apostullin
Nathanail (22 prill), sepse në Matt.
10:3, Mark. 3:18, Luk. 6:14, Vepr. 1:13
renditet tek nxënësit e Krishtit
vetëm si Vartholomeu, ndërsa në Jo.
21:2, vetëm si Nathanail. Gjithashtu,
gjithnjë përmendet së bashku me
Apostullin Filip (14 nëntor), ndërsa
në Jo. 1: 46-52, pikërisht ky i fundit
e solli tek Jisui. Rrjedhimisht, nga
dy emrat që kishte, siç e kishin za-
kon hebrenjtë, Joanit i pëlqente “Na
thanail” (= dhuratë e Perëndisë) në
vend të emrit atëror “Vartholome”
(= bir i Tholomeut), me të cilin kon-
kludojmë se do të ishte më i njohur.
Rridhte nga Kana e Galilesë (Jo.
21:2) dhe u thirr nga Filipi për të
njohur Mesinë, “Nazaretasin”.
Edhe pse si njohës i ligjit e priste
nga Betlehemi, shkoi përfundimisht
tek Shpëtimtari, i Cili e lëvdoi si
izraelit të kulluar. Madje i shpjegoi
se e kishte parë ndërsa ishte larg,
nën një pemë fiku, dhe i sapoardhuri,
i habitur, thirri: “Rabbi, ti je i biri i
Perëndisë”. Mësuesi e siguroi atëhere
se në të ardhmen do të shihnin mrekulli
më të tmerrshme (Jo. 1,46-52). Sipas
traditës, ai predikoi tek indianët të cilë-
ve u dorëzoi Ungjillin pas Mattheut.
Por ai u kryqëzua nga idhujtarët në
Anneni. U vendos nga besimtarët në
një arkë mrekullibërëse prej guri, që
tërhiqte turma njërëzish. Për këtë të
pabesët e hodhën në det. Por ajo lu-
ndroi në ishujt Lipare në veri të Siçili-
së ku e morën, siç e kishte porositur
apostulli episkopin e atjeshëm.
Meqenëse nuk ishin të një mendjeje,
përpiqeshin ta tërhiqnin disa në një
drejtim, të tjerë në drejtim tjetër, ajo
mbeti e palëvizur, derisa kryeprifti e
lidhi në dy dema dhe e çuan lirshëm
diku. Rrugës largoi një ishull të vogël
aty afër që nxirrte ujëra të nxehta dhe
demtonte Liparen! Kur ishulli u
shkretua nga agarinët (shek. 9-të), e
morën banorët e Benevendos në Itali.
Këto më 25 gusht. Rreth vitit 1000
lipsani u transferua në Romë.