EmailFacebookKontakt

“Apostull i Kishës i kohëve tona”

Kryepiskopi Anastas nderohetme Medaljen eArtë të Universitetit të Thesalisë dhe shpallet Doktor “Honoris Causa” i Fakultetit të Shkencave Agronomike në qytetin Volos dhe i Fakultetit të Mjekësisë në qytetin e Larisës, në Greqi

Prej kohësh Rektorati dhe qyteti i Volos it e i Larisës po prisnin Kryepiskopin Anastas, përt’iu gëzuar vizitës, mendimeve dhe personalitetit të tij orthodhoks, ndriçues dhe ekumenik. Dy ditë përpara ardhjes së tij gazetat filluan të shkruajnë e informojnë publikun dhe lexuesit e tyre rreth vizitës, programit, nderimit me titullin Doktor “Honoris Causa”, si edhe figurës së Kryepiskopit, të shoqëruara këto mefoto të ndryshme nga jeta dhe veprimtaria kishtare orthodhokse në Shqipëri.

Më 31 maj 2005, Kryepiskopi Anastas u nderua me Medaljen e Artë të Universitetit të Thesalisë dhe u shpall Doktor “Honoris Causa” i Fakultetit të Shkencave Agronomike në Vo

los. Me këtë rast, në amfite- atrin e madh “Janis Kor- dhatos” të Rektoratit të Universitetit, u organizua një ceremoni e bukur e ndërthurur me një program artistik të posaçëm, ku

merrnin pjesë Kryetari Ba- shkisë së qytetit, i rrethit, prefekti, Mitropoliti i Dhi- mitriadhës dhe Almiros, Imzot Ignati, klerikë e mjaft personalitete të zonës së prefekturës. Kori i arsimta- rëve të rrethit të Magnesias psali himnet kishtare “Krishti u ngjall” dhe “Të himnojmë…” duke hapur kështu këtë ceremoni falë- nderimi. Më pas Rektori i Universitetit z. Konstandi- (vijon nëfaqen 2)

“Apostull i Kishës i kohëve tona”

(vijon nga faqja 1)

nos Bajatis mbajti fjalën përshë- ndetëse. Ai bëri një prezantim të shkurtër të jetës, fizionomisë dhe ecurisë së zhvillimit 20-vjeçar të universitetit dhe personalitetit të Kryepiskopit Anastas, duke e quajtur Apostull i Kishës i kohëve tona, si edhe i njohu të pranishmit me votimin unanim të Senatit për Medaljen e Artë dhe motivacionin përkatës.

Në vazhdim Dekani i Fakultetit të Agronomisë, Prodhimeve bleg- torale, dhe Mjedisit ujor z. Kristos Neofitu mbajti fjalën përshëndetë- se drejtuar Kryepiskopit për kon- tributin shkencor në zhvillimin e zonave rurale të Shqipërisë në fu- shat e agronomisë dhe blegtorisë, si edhe duke i zbuluar auditorit te- për të gjerë e të interesuar përmasat e spiritualitetit të tij, etj. Më pas i njohu të pranishmit me votimin unanim dhe motivacionin për dhë- nien e titullit Doktor “Honoris Causa” i Departamentit të Agrono- misë, Prodhimeve blegtorale, dhe Mjedisit ujor të Fakultetit të Shke- ncave Agronomike, që ndodhet në Volos, dhe i dorëzoi diplomën. Më pas, Kryepiskopi Anastas u ngjit në tribunë, ku falënderoi pjesëma- rrësit për respektin, si edhe profe- sorët për bashkëpunimin e tyre të frytshëm, duke ndihmuar Kishën Orthodhokse të Shqipërisë në programet e saj të zhvillimit në zo- nat rurale në fushën e agronomisë, blegtorisë dhe mjedisit, si edhe organizatorët e ceremonisë. Kryepiskopi mbajti kumtesën me temë: “Drejt një bashkëjetese paqësore të qëndrueshme në Ballkan”. Ai theksoi se kontributi esencial në bashkekzistencën paqësore në Ballkan kërkon përpjekje sistema- tike dhe të durueshme, kryesisht në katër fusha:

Mbështetja e bashkëjetesës harmonike ndërmjet komunite- teve të ndryshme fetare,

Iniciativa për kapërcimin e çdo forme dhune,

Rivlerësimi i kuptimit dhe domethënies së kombësisë,

Lufta për pajtimin autentik.

Në fund të ceremonisë Kryepiskopi u takua, përgëzua dhe u për- shëndet nga pjesëmarrësit e shum- të në sallën e amfiteatrit. Në mbrë- mje u shtrua një darkë për nder të Kryepiskopit nga Kryetari i Bash- kisë së Volosit, ku edhe iu dha Me- dalja e Artë e Bashkisë dhe titulli “Qytetar nderi” i qytetit të Volosit. Kryetari i Bashkisë, midis të tje- rash tha: “Sot qyteti i Volosit je- ton çaste historike të emocionit të shenjtë dhe ngjitjes shpirtërore, sepse pret engjëllin orthodhoks të dashurisë me vepra, predikuesin e vëllazërimit të realizuar, shprehë- sin e vëllazërimit të popujve…” Kryepiskopi falënderoi Kryetarin e Bashkisë dhe përgëzoi atë dhe qytetarët e Volosit për kontributin që japin në përparimin, krijimtari-

në dhe zhvillimin e qytetit të tyre. Jehona në media ishte shumë e ma- dhe. Kështu, gazeta “Thesalia” theksonte: “…dje Volosi mirëpriti Kryepiskopin e Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë Imzot Anastasin, një prej personaliteteve më të larta shpirtërore të Ortho- dhoksisë në ditët e sotme, me ve- për të pasur misionarizmi e socia- le…” Kryepiskopi u prit edhe nga Mitropoliti i Dhimitriadhës, Imzot Ignati, ish-student i tij në Fakulte- titn e Teologjisë, i shoqëruar nga mjaft klerikë, në Selinë Mitropo- litane, një qendër shpirtërore e administrative mjaft e përparuar, ku ndodhet edhe stacioni radio- fonik i mitropolisë.

***

Edhe për Larisën vizita e Kryepiskopit Anastas ishte një nder i madh e cila “priste për herë të parë një nga personalitetet më të rëndë- sishëm të Orthodhoksisë botëro- re…”, përmendte gazeta kryesore “Eleftheria”, më e madhja e qytetit dhe e krahinës.

Të nesërmen, më 1 qershor, Kryepiskopi nderohet përsëri duke iu dhënë titulli Doktor “Honoris Causa” i Fakultetit të Mjekësisë në qytetin e Larisës. Ceremonia u krye në amfiteatrin e Fakultetit të Mjekësisë. Merrnin pjesë profe- sorë të universitetit, Mitropoliti i Larisës dhe Tirnavës, Imzot Ignati, Kryetari i Bashkisë së qytetit, pre- fekti, kryetarë bashkish e mjaft personalitete të rrethit, klerikë si edhe studentë. Ceremonia filloi me fjalën përshëndetëse të Rektorit të Universitetit të Thesalisë z. Kon- standinos Bajatis, me prezantimin e figurës së të nderuarit, Kryepiskopit Anastas, ku përmendi se “…nderojmë një personalitet ndër- kombëtar kishtar, Apostullin e Da- shurisë, që krijoi një Kishë të gja-

llë, dinamike dhe paqësore në Shqipëri, me një vepër shoqërore gjigante…” Më pas, Dekani i Fakultetit të Mjekësisë z. Nikolaos Stathakis foli për punën dhe veprën e Kryepiskopit në Orthodhoksinë botërore dhe duke u ndalur mjaft në vizionin dhe arritjet e tij në krye të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, ndër të tjera tha: “…përvoja e tij ekumenike e drej- toi në teologjinë esenciale të çliri- mit dhe të gëzimit, duke zotëruar mendim të gjerë social-kulturor…”. Pastaj ai i njohu të praninishmit me votimin unanim dhe motivacionin e dhënies së titullit. Më pas z. Kon- standinos Malezos, profesor i Fakultetit të Mjekësisë, paraqiti bio- grafinë e të nderuarit të tyre dhe Dekani i dorëzoi diplomën. Në vazhdim Kryepiskopi falënderoi pjesëmarrësit dhe shprehu gëzimin e madh për nderimin që i bënë. Fortlumturia e Tij mbajti më pas kumtesën: “Duke kërkuar katër vlerat e mëdha të jetës”, ku foli për mençurinë, lirinë, dashurinë dhe besimin, duke u bërë thirrje të gjithë njerëzve “…të përballojnë

ndotjen e fantazisë, e cila ndot ndjenjat dhe ndryshon e shndërron lidhjet më të sinqerta…”. Në fund të fjalimit ai u duartrokit dhe u për- shëndet nga personalitetet e ftuara, si edhe nga pjesëmarrësit e shu- mtë, të cilët morën bekimin e tij. Ceremonia u mbyll me pjesë muzi- kore klasike, që luajtën pedagogë të muzikës së një shkolle të qytetit, ku njëri prej tyre ishte edhe z. Theo- dhor Haro, nga Vlora, që punonte e jetonte aty bashkë me familjen e tij.

Më pas Kryepiskopi vizitoi qe- ndrën e rehabilitimit të të rinjve të droguar “Eksodos”, ku edhe bise- doi e inkurajoi këta të rinj në për- pjekjen që bëjnë për t’iu larguar përgjithmonë lëndëve narkotike

I dhe të përpiqen t’i japin vizion të ri jetës së tyre.

Në këtë qytet Kryepiskopi vizitoi Mitropolitin e Larisës, Imzot Ignatin, arvanitas me origjinë, ish- studentin e tij të Fakultetit të Teo- logjisë, në Selinë Mitropolitane; Qendrën Spitalore Universitare të qytetit, që është edhe spitali i tretë nga madhësia dhe cilësia në Greqi, si edhe Muzeun e Artit Bashkë- kohor të qytetit.

E gjithë vizita e Kryepiskopit, nga dt. 29 maj deri më 2 qershor, pati një jehonë shumë të ngrohtë dhe shumë të madhe mediatike në faqet e para të gazetave “Kirikas”, “Thesalia”, “Proti”, si edhe në TV- të e qytetit dhe të krahinës së The- salisë, duke e ndjekur çdo ditë atë si personazhin e ditës.

“Shumë donin ta dëgjonin atë, të gjithë kërkonin pak nga ndriçimi i tij. Dhe Hierarku iku duke lënë përshtypjet më të mira tek të gjithë ata që kontaktuan me të…” – citon “Eleftheria” e dt. 3 qershor.

Kështu edhe media, duke për- mendur thëniet e tij për vëllazërim autentik midis njerëzve dhe ba- shkëpunim të të dy popujve fqinjë dhe të Ballkanit u bë edhe ajo një tjetër transmetuese më e gjerë e ba- shkekzistencës, duke emocionuar dhe inkurajuar më shumë bashkat- dhetarët shqiptarë që punojnë në këtë krahinë.

Hierodhjakon Asti Bakallbashi