Apostull prej të shtatëdhjetëve (4 janar), që përmendet në Letrën dërguar Romakëve (16.10), njerëzit e të cilit adhuronin Iisuin. Ishte ndofta nga paria e romakëve, ndërsa të krishterët që e rrethonin qenë ose kishin pasë qenë skllevër të tij. Disa e konsiderojnë si pjesëtar të dinastisë të Herodit të Madh të vendosur në Romë. Sipas një versioni tjetër qe vëlla i Apostullit Varnava (11 qershor), dhe i dha Marinë – motrën ose vajzën e tij – për grua Apostull Petros (29 qershor). Në qoftë se qëndron ky version, atëhere vjehra e Petros, të cilën e shëroi Zoti (Matth 8. 14-15), ishte nëna ose bashkëshortja e Aristovulit. Sidoqoftë, tradita njëzëri dhe papërjashtim e paraqet si pasues të pandarë të Pavlit (29 qershor), i cili e bëri episkop të Britanisë. Banorët barbarë të saj atëhere e rihnin dhe keqtrajtonin, gjithnjë sipas thënieve, nga që ndërtonte kisha, dorëzonte klerikë, organizonte dhe zgjeronte Kishën. Fjeti në paqe.
Kremtohet më 31 tetor, së bashku me apostujt Staki, Apeli, Ambliu, Urvani dhe Narkisi. Kremtohet dhe vetëm më 15 mars.