EmailFacebookKontakt

Apostujt e Shenjtë që kaluan në trevat shqiptare

Apostujt e Shenjtë që kaluan
në trevat shqiptare
Krishterimi në Shqipëri i ka
fillimet që nga vitet apostolike
d.m.th që në shekullin e parë pas
Krishtit. Apostull Pavli gjatë
udhëtimeve të tij misionare ka
predikuar krishterimin në Iliri.
Konkretisht gjatë udhëtimit të tretë
misionar, që e filloi në pranverën e
vitit 53 dhe e përfundoi në verën e
vitit 56 Apostull Pavli qëndroi dy
vjet e gjysmë në Efes, prej ku u
detyrua të largohej pas një krye-
ngritjeje të paganëve kundër tij, të
udhëhequr nga argjendari Dhimitër.
Rrëmuja e krijuar në Efes e
detyroi Apostull Pavlin të shkonte
në Maqedoni dhe prej andej në
Iliri. Ky fakt përmendet tek letra
drejtuar (Romanëve 15; 19). “Nga
Jerusalem! deri në Iliri kam kryer
shërbimin e Krishtit”.
Gjatë udhëtimit nëpër Iliri
Apostull Pavli kaloi nga ApoIonia.
Kjo vërtetohet tek (Veprat e
Apostujve 17; 1) “dhe pasi kishin
kaluar nëpër Anfipoli dhe nëpër
Apolloni arritën në Selanik, ku ishte
sinagoga e Judejve”.
Apostull Pavli ka kaluar një
dimër në Nikopojë. Kjo jepet tek
letra dërguar (Titit 3; 12) “Kur të
dërgoj Arteman ose Tikikun, bëj
çmos për të ardhur tek unë në
Nikopojë, sepse vendosa të dimëroj
aty”. Nikopoja ishte vend i njohur
klimaterik në Gjirin e Ambrakisë,
me vendndodhje aty ku është
Preveza e sotme. Ishte një nga
qytetet kryesore të Epirit dhe
lidhej me rrugën Egnatia
nëpërmjet një degëzimi që kalonte
nëpër Butrint. Me siguri që
Apostull Pavli do të kishte pasur
miq të krishterë në Nikopojë, të
cilët do ta strehonin për të
dimëruar aty.
Duhet theksuar se Titi ishte
episkop në Kretë. Ai u thirr prej
Apostull Pavlit në Nikopojë dhe
më pas do ta gjejmë duke vepruar
në Dalmaci, me qëllim që të vizito-
nte komunitetet e krishtera të
krijuara prej tij, ashtu siç i shkruan
edhe Timotheut në letrën e dytë.
“Përpiqu të vish shpejt tek unë, se­
pse Dhima më la pasi deshi këtë
botë dhe iku në Selanik, Kreshenci
në Gallati, Titi në Dalmaci. Me mua
është vetëm Llukai, merre Ma-
rkun edhe sille me vete, sepse e
kam shumë të domosdoshëm për
shërbesë” (II Tim 4;9-11).
Gjithashtu tradita thotë se në
Iliri ka predikuar krishterimin edhe
Ungjillori Lluka. Këtë fakt kaq të
rëndësishëm e gjejmë tek Sina-
ksari i Madh, Volumi 10 data 18.
A. Llukani