Ishte argjendar i përkorë në Kostandinopojë, kryefamiljar me gjashtë fëmijë. Në mbyllje të festës së Fjetjes së Tërëshenjtës, në vitin 1680, shkoi në panairin e fshatit fqinj. Në dëfrim e sipër mohues të Krishtit që u ndodhën aty, ndërruan festet me të krishterët, por në mëngjes ata i vijnë duke pretenduar se dje ishte bërë mysliman. U habit, por e çojnë tek gjykatësi dhe më pas tek veziri, i cili i premton pasuri dhe pozitë nëse do të mohojë besimin. Gjakftohtë dhe elokuent, deklaroi se kishte lindur i krishterë dhe se i krishterë do të vdiste. Edhe sikur t’i falnin mbretërinë e tyre nuk do të tundej nga Jisui. Dhe rradhiti një sërë torturash të cilat do t’i pranonte. Po kështu, përballoi dhe një bej të dhemshur, fqinj i tij, i cili e vizitoi në burg, ku po e ndëshkonin në mënyrë çnjerëzore dhe i tha që ta ndërrojë besimin për çastin dhe më vonë të jetojë krishtërisht në një vend tjetër. Do të vdiste që do të vdiste një kohë, përse të mos vdiste për Krishtin i cili kishte vdekur për të? Akoma dhe kur ju lut me të qara bashkëshortja e tij, e cila ishte vënë prej persekutorëve, ai i përshkroi asaj përjetësinë dhe i dha zemër.
Ditën tjetër, të djelën e 1 Shtatorit 1680, nuk kishin më shpresë dhe i gëzuar siç ishte i prenë kokën afër Shën Sofisë. Natën një dritë zbriti mbi trupin e tij, prandaj urdhëruan të hidhet në det. Por esnafi i gunaxhinjve dha bakshish dhe kur varka po e çonte për ta hedhur në det, anija e tyre i kaloi përbri dhe e mori.
E varrosën në manastirin e Prinqiponisit (në një ishull afër Kostandinopojës), në varrin e igumenit të mëparshëm, ku si i padenjë për një nder të tillë i kërkoi në ëndërr igumenit që t’i ndanin. Tre agallarë, që ishin shkaktarët kryesorë të martirizimit të tij, u sëmurën dhe nuk ishte e mundur t’u dilte shpirti, por thërrisnin martirin e ri. Thirrën edhe gruan e tij, e cila i fali dhe kështu ata ndërruan jetë. Atëherë u nxorr një ligj, jetëshkurtër ndërkaq, për të mos u myslimanizuar me dhunë të krishterët. Fëmijët e tij u mbrojtën nga kryezotët e Vllahisë dhe u bënë atje aristokratë.