Angazhime Morale të Përbashkëta
Nëse ka një gjë me të ci- lën Shqipëria sot kreno- het, është pikërisht ba- shkëjetesa mes komunite- teve të ndryshme fetare. Janë të shumtë ata që e konsiderojnë këtë si një pasuri, pasi mund të jetë një rast unik, që në të gji- thë historinë e vendit nuk janë shënuar asnjëherë përplasje fetare. Megji- thatë shembujt e freskët në botë, por edhe në rajo- nin e Ballkanit kanë dësh- muar se ekuilibrat fetarë janë shumë të brishtë dhe shpeshherë manipulimet me to kanë sjellë pasoja të rënda.
Ndaj kryetarët e katër komuniteteve fetare në Shqipëri, atij Mysliman, Orthodhoks, Katolik dhe
Bektashian, nënshkruan më 18 mars, në prani të Kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano, Deklaratën e Angazhimeve Morale të Përba- shkëta. Kjo u bë e mundur edhe në saje të ba- shkëpunimit me përfaqësinë në Tiranë të Kon- ferencës Botërore “Fetë për Paqe”.
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Fortlumturia e Tij, Anastasi, Shkël- qesia e Tij, Monsinjor Rrok Mirdita, Haxhi Selim Muça dhe Haxhi Dede Reshat Bardhi nën- shkruan të parën deklaratë publike, ku angazho- hen për vazhdim dhe promovim të një atmosfe-
re paqësore brenda komuniteteve fetare, duke u theksuar klerikëve se “predikimi në asnjë rast nuk duhet të nxisë urrejtje fetare”.
Në prani të delegacioneve fetare tradiciona- le të Shqipërisë, përfaqësues të qeverisë, përfa- qësues të Trupit Diplomatik në Tiranë, akade- mikë e drejtues të organizatave ndërkombëtare, Kryeministri Nano e cilësoi si “një ditë të rë- ndësishme të drejtuesve të komuniteteve të shquara fetare në Shqipëri”. Më tej, Kryeministri Nano shtoi se “kjo ditë vjen jo vetëm në traditën dhe themelin e qytetërimit tonë kombë- tar, por dhe në kohën e duhur, në kohën e ripër-
tëritjes dhe konsolidimit të institucioneve të lirisë së besimit, në një hap me zhvillimin e sho- qërisë sonë demokratike e civile dhe me konso- lidimin e shtetit ligjor dhe të marrëdhënieve të Shqipërisë, në botën e qytetëruar”.
Emyli Krunic, Drejtore Rajonale e Konfere- ncës Ndërkombëtare “Fetë për paqe”, ndër të tjera theksoi: “Është një fakt i njohur që komu- nitetet fetare të Shqipërisë kanë vuajtur shumë për katër dekada, por pavarësisht nga këto vështirësi, gjithsesi komunitetet fetare jshin në gjendje të krijonin një traditë mirëkuptimi
shumë tolerant”.
Konferenca Ndërkombëtarë “Fetë për Paqe” nxit bashkëpunimin e feve të globit duke ndër- tuar institucione ndërfetare, të cilat vënë në lë- vizje mundësitë sociale dhe morale të besimta- rëve dhe përfaqësuesve të tyre për veprime të përbashkëta në mënjanimin e konflikteve, për fëmijët, çarmatimin, edukimin me paqen etj. Ajo është themeluar në vitin 1970 dhe është organizata më e madhe ndërfetare e botës.
Organizata ka status konsultativ me Kombet e Bashkuara, UNICEF, UNDP, dhe UNESKO. Ajo përfshin në gjirin e vet organizata fetare, fondacione prestigjioze dhe ka kontakte të drejtpërdrejta me shtetet dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.