Qiramarrësit – pronarë
Në Berat po ndodh një rast gjyqësor paradoksal. Qiramarrësit e 3 dyqaneve që i përkasin Kishës kërkojnë pronësinë mbi to dhe gjykata ua aprovon. Madje edhe në shkallë të dytë.
Si në rastin e Piqerasit, disa muaj më parë, merret një vendim dukshëm absurd. Sërish duhet ta konsiderojmë një rastësi?
Manastiret në ankand
Ende s’duket asnjë sqarim për kthimin e manastireve “të burgosur” në repartet ushtarake. Madje dy prej tyre synohet të shiten nga drejtoria e privatizimit e Ministrisë së Mbrojtjes: ai i Voskopojës dhe ai i Çepos, me pretendimin e kryerjes së ndërtimeve të reja nga kjo ministri në kohën e komunizmit në territorin e tyre.
Vallë do të arrijë kjo drejtori të shesë bashkë me manastiret edhe besimin e besimtarëve orthodhoksë?
Korresp. i “Ngjalljes”