EmailFacebookKontakt

Anastasi është sebepi..

Nga ROBERT GORO,
botuar në gazetën “Tribuna”

Mund të duket paradoksale kjo që do të them më poshtë, por besoj se është plotësisht e vërtetë. Krye- peshkopi i Kishës Ortodokse Shqip- tare, Anastasi, është personi më i denigruar në Shqipëri, pas Fatos Nanos dhe Sali Berishës. Ndërsa për dy të fundit denigrimi arsyeto- het me luftën e egër politike që është zhvilluar në Shqipëri, arsyeja kryesore e denigrimit të Kryepe- shkopit është përkatësia kombëtare e tij. Ai është grek dhe si grek nuk ka vend në Shqipëri, aq më pak në krye të grigjës së Perëndisë. Ky është, në mënyrë të përmbledhur thelbi i gjithë sulmeve që i janë bërë Anastasit, që nga ai korrik i largët i 1992-shit, kur ai u fronëzua si pri- mat i Kishës Ortodokse Shqiptare.

Në këta 15 vjet, Shqipërianjohu shumë situata të trazuara, por tash së fundi, tensionimet janë zbehur dhe ndoshta zhduken fare. Vetëm furia dhe fuqia e sulmeve ndaj Anastasit ka mbetur e njëjtë. Ma- dje prej disa ditësh, në skalionet e pushkatarëve janë mobilizuar edhe politikanë. Jo detyrimisht nga ka- mpi i të ashtuquajturve nacionalistë, por bash nga kampi që vetërekla- mohet si shpresa e vetme për inte- grimin europian të vendit e të vetë politikës. Dhe kjo mendoj se është tepër shqetësuese! Dhe do të ishte alarmante nëse ata, përfaqësojnë vërtet një shumicë të konsiderue- shme të shoqërisë civile shqiptare.

Në korrik mbushen plot 15 vjet që kur Fortlumturia e Tij u vendos në krye të Kishës Ortodokse Shqiptare. Duke e vrarë mendjen se cila do të ishte arritja e tij më e ma- dhe, them se nuk është thjesht ri- mëkëmbja apo ringjallja e ortodo- ksisë, apo e fesë nga themelet e shembura, ku e kish flakur komu- nizmi. Anastasi ringjalli shpirtrat njerëzorë. Në kohën që tipari krye- sor i shoqërisë shqiptare ishte hu- mbja e besimit dhe e shpresës, Ai pikërisht atë besim e shpresë u ktheu njerëzve. Dhe, besoj se kjo është vërtet një mrekulli, në një vend ku njerëzit nuk kanë dhe marrëdhëniet më të mira me fenë, në kuptimin e devocionit. Në një vend ku shumica e popullsisë kur iu kërkon të vënë dorën në zemër

deklarohen si ateistë, vlerësimi mbarëpopullor për Anastasin mendoj se përbën dhe shenjën më të mirë se besimi e shpresa janë ri- ngjallur e gjëllojnë tek njerëzit tanë.

Anastasi nuk është se thjesht u përçon njerëzve “zërin e Zotit” si një komandant i mirë që u përcjell ushtarëve urdhrat e gjeneralit. Anastasi njeriun e ka prekur me sjelljen e me fjalën e tij, me veprën

e tij të pabujë, por kaq shumë hu- manitare, pa i ndarë njerëzit sipas besimeve. Ndoshta shumë pak e dinë se, kur u pranua anëtar i Aka- demisë së Athinës, institucionit më prestigjioz të Greqisë, në vitin 1993, Anastasi referoi temën “Tradita dhe vizioni i bashkezistencës paqë- sore të komuniteteve fetare në Shqi- përi”. Pse ai gjithmonë ka kërkuar në jetën e veprën e vet të promo- vojë atë çka bashkon e jo atë që ndan. Kjo frymë e ka karakterizuar Anastasin edhe kur ka vendosur të ndërhyjë në momentet e krizave të

rënda mes Shqipërisë e Greqisë, në fillim të viteve 1990 -të.

Në qershor 1993, rnarrëdhëniet mes të dy vendeve u acaruan për shkak se autoritetet shqiptare dë- buan një prift grek, me akuzën për veprimtari antishqiptare. Reagimi i autoriteteve greke ishte i menjëher- shëm dhe brenda një jave më shu- më se 70 mijë emigrantë shqiptarë ishin dëbuar nga Greqia. Më 1

korrik 1993, me anë të një mesazhi që u transmetua nga radiot kryesore greke, Anastasi i bëri thirrje opi- nionit vendës që “të mos lejohen informimet e gabuara e të njëan- shme, si dhe ekstremizmat, që të përkeqësojnë gjendjen”. Por kur u takua me Kryeministrin e atëher- shëm, Micotaqisin, dhe, para këtij takimi deklaroi:

“Ditët e fundit kriza në mes Gre- qisë dhe Shqipërisë u ashpërsua shumë, me viktima e njerëz të pa- fajshëm. Ndonëse e di se qeveritë e të dy vendeve kanë informacio-

net dhe kriteret e tyre, si kryepe- shkop i qindramijë ortodoksëve duke iu lutur me zjarr Zotit dhe në emër të Tij, ngre zërin e apelit në çdo drejtim që të bëjnë ç’është e mundur për të ndaluar përfundi- misht veprimet e dhunshme dhe t’i jepet fund praktikës së dëbimeve. Marr pjesë në dhimbjen e gjithë nje- rëzve të përndjekur, pavarësisht nga kombësia dhe besimi fetar, dhe vihem në dispozicion të të gjithëve për gjetjen e zgjidhjeve me frymën e mirëkuptimit”.

Sa për histori, pas takimit me Micotaqisin, që zgjati një orë e gjy- smë, ritmet e dëbimeve u ulën në mënyrë të ndjeshme dhe shtypi bo- tëror këtë ia atribuoi ndërhyrjes së Anastasit. Dhe, kur unë do ta inter- vistoja të nesërmen, kësaj here për BBC në, Ai do të më thoshte se ini- ciativa për takimin ishte krejtësisht vetjake dhe se ishte i kënaqur pse ndërhyrja, “do të ndihmonte dinjite- tin e mijëra njerëzve”, pra të emi- grantëve shqiptarë.

Aktiviteti i tij human, është mjaft i madh dhe shumë pak i reklamuar si nga ai vetë, për arsye të modes- tisë, por edhe nga mediat tona. Ama, nuk mund të harrohet fakti i mbledh- jes me iniciativën e vetë Anastasit, i 12 milionë dollarëve si ndihma për refugjatët kosovarë gjatë luftës së 1999-s dhe krijimi i dy kampeve për (vijon në faqen 4)

(vijon nga faqja 3) ta. Atëherë nuk doli kush që t’ia refuzonte këtë kontribut, por as t’i thoshte faleminderit.

Natyrisht, Anastasi përbën si gjithmonë vetëm një sebep! Arsy- eja e vërtetë qëndron shumë më thellë dhe lidhet me vetë fqinjësinë midis Shqipërisë e Greqisë, midis shqiptarëve e grekëve. Është me të vërtetë për t’u habitur se si vendi që mban gati një milion shqiptarë e që secili prej tyre ka të paktën një

njeri në Shqipëri, anatemohet gati përditë, si shkaktar i gjithë të këqi- jave dhe rreziqeve që i kanosen at- dheut tonë.

Harrohen me dashje faktorë që i përjashtojnë kategorikisht para- shikimet e rrezikzinjve. Harrohen me dashje konjukturat e reja politi- ke të krijuara në Evropë e në Ball- kan, sidomos tani pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Aso- ciimit. Harrohen me dashje përpje- kjet për ta shndërruar Ballkanin në

një oaz paqeje, sigurie, bashkëjete- se harmonike, ku janë bashkuar edhe përpjekjet e politikës e të shoqërisë civile shqiptare….

Janë këto “harresa” që shndë- rrojnë në një debat kombëtar pro- pozimin për shpalljen e Anastasit “Qytetar Nderi të Tiranës”, në ko- hën që nga arkivat e pluhurosur zhvarrosen vendimet e para 70 vi- teve për të shpallur qytetar nderi të kryeqytetit ministrin e jashtëm fashist Kontin Çiano, apo të para

50 viteve për të shpallur qytetar nderi shefin e atëhershëm të Bash- kimit Sovjetik komunist, Nikita Hmshovin.

Dhe padyshim janë këto “harresa” që, në kohën kur medaljet e “ndryshme shpërndahen si kara- mele nga presidenca, nuk u gjet një medalje për Kryepeshkopin Anastas, vepra e të cilit vlerësohet në të gji- thë botën, jo detyrimisht nga filogre- kët, dhe nëpërkëmbet kaq shumë nga vetë shqiptarët!