Anastas Duka lindi në prill
1921 në fshatin Sheper të Gji-
rokastrës. Mësimet e para i
mori në fshatin e lindjes, më tej
vazhdoi në Gjirokastër dhe
duke filluar që më 1938 studioi
në Seminarin Orthodhoks
“Apostull Pavli” në Tiranë, ku
iu përkushtua me pathos të zja-
rrtë përvetësimit të mësimeve
të fesë orthodhokse, studime, të
cilat i përfundoi shkëlqyeshëm.
Këtu zë fill dhe miqësia me pro-
fesorin teolog, mikun e tij të
respektuar, z. Dhimitër Beduli.
Përkushtimi ndaj fesë, korre-
ktësia dhe serioziteti në fushën
e dijes e në aspekte të tjera të je-
tës i bashkoi e i bëri miq përjetë.
(Dhe duhet thënë se çdo shkrim
i tij lexuesin e parë do të kishte
mësuesin Dhimitër, prandaj një
pjesë e mirë e tyre u gjetën të ru-
ajtura në familjen e z. Beduli).
Gjatë kohës së studimeve u
shfaq dukshëm talenti i tij si
krjues letrar që nisi me botimet
e para në revistën “Vatra Shqi-
ptare” e në vazhdim në gazeta
e revista të tjera të kohës, për-
fshi dhe “Jeta Kristiane”.
“…Në se jam fetar dhe dëshmoj
për fe, Veten do ta mbaj me
nderim mbi dhë…”
Mbas përfundimit të Se-
minarit, në vitet 1944 – 48 ka pu-
nuar si mësues i fesë (pred-
ikator) në shkollat e rretheve
Durrës, Elbasan, Lushnjë e Fier.
Mbas mbarimit të ushtrisë,
më 1951, vazhdoi përsëri si
predikues dhe mësues feje për
zonën e Myzeqesë, punë që e
vazhdoi deri në shkurt 1953.
Për shkak të vështirësive, që
përballonte Kisha Orthodhokse
në atë kohë, ai u shkëput dhe
filloi punë si llogaritar në fa-
brikën e duhan – cigareve në
Gjirokastër (1954 – 57), ku pati
dhe mjaft shqetësime për arsye
të besimit të tij. Që nga viti
1957 e deri sa ndërroi jetë, në maj
1961, punoi si llogaritar në ko-
perativën bujqësore të fshatit
të tij. Gjatë gjithë jetës nuk iu
nda Krishtit dhe Kishës së tij.
Falë dhuntisë, Anastasi pati
një krijimtari të pasur e të
larmishme letrare. Më 1946
përgatiti për botim librin “Ka-
tekizma Kishtare Orthodhok
se”, dedikuar si shenjë mirë-
njohje “Lidhjes së Theologëve
dhe Seminaristëve”, përfundoi
një libër me poezi të titulluar
“Vjersha lirike”, kryesisht me
motive fetare orthodhokse dhe
që u kushtohej virtyteve të nje-
rëzve punëtorë, të drejtë e të
ndershëm, duke ua kundërvënë
cilësitë e tyre të larta veseve të
këqia. Në disa prej tyre trajton
dhe problemet me të cilat nde-
shej Kisha jonë Orthodhokse.
Këto libra nuk arritën të shi-
hnin dritën e botimit prej vë-
shtirësive tashmë të njohura.
Pavarësisht nga mosbotimi i
librave të tij, ai vazhdonte të
shkruante madje drama, ku
krahas motiveve fetare, ngrinte
shqetësimin me zërin e shpirtit
të tij, për problemet e vështirë-
sitë që haste feja. Ekzistojnë 88
fletore të mbushura me poezi e
krijimtari të ndryshme që da-
tojnë nga viti 1940 e deri në
mars të vitit 1961.
Në këtë krijimtari me mo
tive fetare – lirike i këndon me
dashuri vendlindjes, virtyteve
të çmuara të njerëzve të krahi-
nës së Zagorisë dhe të popullit
shqiptar. Në vargjet e tij është
i pamëshirshëm ndaj veseve, si:
hipokrizia, dembelizmi etj. Ka
shkruar dhe artikuj studimorë,
ku trajton probleme filozofike,
ekonomike etj të realitetit shqi
ptar. Pothuaj e gjithë krijim-
taria është në dorëshkrim. Ve-
tëm mbas vitit 1991 disa gazeta
shfaqën interes, duke botuar
disa poezi.
Poezia ka qenë pasioni kry-
esor i tij, dhe në këtë fushë, ai
ka lënë një trashëgimi të pasur.
Eshtë krijimtari interesante
dhe frymëzuar e mbi të gjitha
mbartëse mendimesh e mesa-
zhesh shumë të guximshme e
domethënëse, sidomos për ko-
hën në të cilën janë shkruar.
(vijon në faqen 10)
Motivi kryesor i shkrimeve ka
qenë ai i dashurisë për Perën-
dinë, punën e lirinë. I ka kën-
duar njeriut të Perëndisë duke
nxjerrë gjthnjë në pah besimin
në fe, i ka kënduar atij me pa
thos të zjarrtë, duke himnuar
virtytet e fshikulluar pa mëshi-
rë veset e bartësit e tyre. I ka
kënduar me dhembje realitetit
të shtetit ateist, sidomos mohi-
mit të lirisë së besimit. Thekso-
jmë se krijimtaria fetare është
e ndërthurur me atë laike.
Anastasi qëndroi i papajtu-
eshëm, gjatë gjithë kohës që
jetoi, me denigrimin që i bëhej
fesë nga shteti monist; ai mbeti,
shembulli i një njeriu konse-
kuent, i ndërgjegjshëm dhe me
moral të lartë. Fati i tij dhe i
popullit e ka frymëzuar të
shkruajë vargje plot ndjenjë e
dhembje, në të cilat pasqyro-
het tragjedia e vendit. Në to del
në pah dhe personaliteti i tij;
flet në vetën e parë, veçse me
vetëdije. Jetën ai e sheh nën op-
tikën e njeriut të ndershëm e
të lirë, duke e çmuar veçanë-
risht atë. Problemet e shumta
të jetës, vuajtjet e popullit nga
sistemi, e kanë bërë atë të ‘
shkruante vargje plot dhembje,
vargje që dëshmojnë tragjedinë
e njeriut të ndershëm por edhe
optimizmin e tij për “atdhetarin
e persekutuar”; që dëshmojnë për
dhembjen që ndiente kur shih-
te popullin në mjerim. Në kriji-
mtari është kujdesur më tepër,
siç thotë dhe vetë “për brendinë
sesa për mënyrën e paraqitjes”.
Këngët e dhembjes, këngët
virtytit, këngët e jetës… i
quan Anastasi vjershat e tij, që
s’e panë dritën e botimit. Përse?
Ç’mesazhe të padëshiruara
kanë sjellë për ato kohë? Dihet
se ai ka guxuar të denoncojë,
ndaj është lënë në harresë dhe
për brezat që vijnë, kemi dety-
rimin e madh t’i shfletojmë e t’u
japim dritën e botimeve kriji-
meve të tilla me vlerë, sidomos
për mesazhet madhore e ku-
ptimplote që sjell.
Shpresojmë se edhe kriji
mtaria artistike e Anastasit do
të shikojë dritën e botimit,
ndoshta me titullin, siç thoshte
ai vetë: “Një zë nga varri”.
Dyzet vjet të jetës së tij ishin
vite përpjekje, lufte e pune.
Vdiq atëherë kur ishte më se i
formuar si njeri, poet e luftëtar
i së ardhmes.
Vjershat e shumta me
karakter fetar, si: “Shërbëto-
rëve të Zotit”, “Mision i madh
për shpëtim”, “Mbretëri e Pe-
rëndisë s’është të ngrën’ e të pi-
rë”, “I krishteri”, “Një problem
priftërie”, “Në Apollogji ka be-
së”, “Për qëndrim në faltore”,
“Martiri në besë”, “Për emrin
tënd o Zot ngjallmë” etj., dra-
mat si: “Biri plankprishës”,
“Një të diel pas kishës”, “Besë-
lidhja” etj. dhe meditimet fi-
lozofike e kanë bazën tek Dra
ma “Besëlidhja”, shkruar më
1952 – 53, bazohet në punën e
“Lidhjes orthodhokse të theolo-
gëve e seminaristëve”, që u kri-
jua pas lufte dhe që do ndihmo-
nte në konsolidimin e Ortho-
dhoksisë në vend. Aty dalin në
pah idealet e theologëve dhe
shumë orthodhoksëve, të cilët
kërkonin lirinë e besimit.
Ja disa shprehje në dramë,
që tregojnë vetmohimin dhe
idealet e krijuesve të besëli-
dhjes: – Asnjë vepër e lartë nje-
rëzore nuk është bërë ndonjë-
herë pa guxim e vetmohim; – Ti
Ungjill i Shenjtë i Jisu Krishtit,
që ke ndriçuar sytë e mendjes
sonë, të njohim fuqinë, lavdinë
e të vërtetën tënde, ti do të jesh
kurdoherë drita në punën tonë
të Shenjtë për lavdi të Ortho-
dhoksisë shqiptare. Para teje,
o Ungjill i lavdishëm po lidhim
besën, ne vëllezërit orthodho-
ksë që ndodhemi këtu, që do të
mbajmë besnikërinë tonë ka-
rshi këtij misioni të lartë, që
marrim përsipër me Hirin e
Jisu Krishtit, duke sakrifikuar
gjithçka për të dhe po të jetë ne-
voja dhe jetën tonë, pa u përku-
lur dhe thyer para asnjë ndje-
kje dhe vështirësie.
Kishte përgatitur një Anto-
logji, me pjesë të letërsisë kish-
tare orthodhokse, me jetë-
shkrime shenjtorësh, ku veçoj-
më: “Himnin e Lidhjes së theo-
logëve e seminaristëve”, “Epi-
skop Irine”, “Pamundësia e Llo-
gjikës për të zgjidhur Mistere” etj.
Në një letër që i dërgon
Këshillës së Botimeve Kishtare
pranë KOASH, më 1947, thotë:
“Unë Anastas Duka, ushtar
mbë Jisu Krishtin dhe lëçitës i
Fjalës së Tij Hyjnore, kam nde-
rin t’i parashtroj asaj së nde-
rshme Këshille dorëshkrimet e
mija me subjekt krejt fetar, për
shqyrtim dhe botim…
Kam nderin të shënoj për-
mbajtjen e veprës time të titu-
lluar “Kisha Orthodhokse”, e
përbërë prej një numri të kon-
sideruar poezish dhe artikujsh,
me anën e të cilëve, mbasi u bëhet
e ditur nevoja e madhe dhe e
ngutshme, ftohen shpirtërat e
besnikëve dhe të gjithë Grigjës
Orthodhokse që të kontribuo-
jnë sa më tepër dhe sa më parë
në lartësimin e Kishës nga
gjendja e vajtuar në të cilën ka
arritur këtu, në Atdheun tonë,
(Vijojnë 124 tituj të vjershave
artikujve). …E quaj shumë të
nevojshëm botimin e këtij libri
dhe i lutem Zotit që të bëjë të
kuptojnë dhe anëtarët e asaj së
ndershme Këshille rëndësinë e
tij në periudhën e shëmtuar që
po kalon kisha jonë dhe duke
mos më kursyer prej përgje-
gjësisë dhe sakrificave të larta
që lyp koha, ta japim sa më pa-
rë në botim.
Me nderime, Predikonjës i
Ungjillit Anastas Duka”.
K. B.