“Pastaj i nxori jashtë deri në Vithani dhe si ngriti duart i bekoi. Dhe, ndërsa po i bekonte, u nda prej tyre dhe u ngrit lart në qiell. Dhe ata, pasi iu falën, u kthyen në Jerusalem me gëzim të madh. Dhe rrinin uazhdimisht në tempull, duke lavdëruar dhe duke bekuar Perëndinë. Amin.” Luka 24:50-51
Ngjitja e Krishtit në qiell është një nga mrekullitë e Tij të mëdha. Ashtu sikurse Zoti Iisu Krisht erdhi në tokë në një mënyrë supërnatyrore, ashtu Ai u largua në një mënyrë supernatyrore. Përse Iisui u largua kur ai kishte shumë për të bërë këtu në tokë? Përgjigja është gjetur në historinë dhe premtimet e Ngjitjes.
Iisui erdhi nga qielli si Biri i përjetshëm i Atit, dhe kur u ngjit në vendin e nderit dhe të lavdisë në krahun e djathtë të Perëndisë. Biri i Perëndisë zbriti që të bëhej një prej nesh, dhe u ngjit për të na dhënë mundësinë, që ne të ngjitemi me Të. Nëpërmjet ngjitjes dhe kurorëzimit të Krishtit e tërë natyra njerëzore ka qenë ngritur lart në krahun e djathtë të Atit. Ngjitja është provë që njeriu qe bërë për qiellin e jo për varrin, për lavdi, jo për korrupsion.
Kur Iisui u ngjit në qiell, ai na la me dy premtime personale dhe shpresëdhënie. Së pari, “Unë shkoj të përgatis një vend për ju, që aty ku jam unë të jeni dhe ju.” Ngjitja gjithashtu, na jep sigurinë, që ne kemi një Mik, jo vetëm në tokë, por edhe në qiell. Ai është paraardhësi ynë, i cili ka shkuar përpara për të përgatitur mbërritjen tonë. Të vdesësh, nuk do të thotë të dalësh në errësirë; do të thotë të shkosh tek Ai. Së dyti, Iisu tha: “Unë jam gjithmonë me ju”. Krishti ynë i ngjitur është ndërmjetësi ynë i madh në qiell që lutet për secilin prej nesh. Shën Joani i Shkallës shkruan: “Lutja është një ngjitje e vazhdueshme në qiell”. Ashtu sikurse Krishti dërgon poshtë në tokë ndihmë dhe frymëzim për ne, ne dërgojmë lutjet tona dhe adhurimin tonë lart tek Ai në qiell. Ardhja e Krishtit në botë shënon hapjen e qiellit. Ai zbriti poshtë shkallës nga qielli dhe që atëherë qielli ka mbetur i hapur.
Mesazhi i ngjitjes, gjithashtu përfshin lajmërimin e kthimit të Krishtit: “Ky Iisui, i cili është marrë në qiell nga mesi juaj, do të kthehet në të njëjtën mënyrë, me të cilën e keni parë të shkojë në qiell” (Vep. 1:11). Iisui i ngjitur është Zoti i së ardhmes. Ai u largua në njeri, Ai do të vijë prapë si njeri. Ai u largua në trupin e tij të lavdishëm, Ai do të kthehet në trupin e tij të lavdishëm. Ai u largua në shikimin e njerëzve, Ai do të kthehet në shikimin e njerëzve.
Në Ngjitjen e tij, Krishti bëri gjithçka për ne. Ai u ngjit në të djathtë të Atit për ne. Ai na kërkon dhe lutet për ne. Ai ka shkaur për të përgatitur një vend në prezencë të Perëndisë për ne. Ai ka hapur qiellin, me qëllim që lutjet tona mund të ngjiten tek Ai. Ai do të vijë përsëri të na marrë me vete, me qëllim që ne të jemi përgjithmonë me Zotin tonë.
Pamja e parë e ikonës të jep përshtypjen sikur nuk i korrespondon emrit të saj. Vend më i gjerë i është dhënë grupit që përbëhet nga Nëna e Zotit, engjëjt dhe apostujt. Figura kryesore, ngjitha e vetë Shpëtimtarit, është më e vogël se personat e tjerë të vizatuar. Të njëjtën pamje përfytyrojmë edhe kur lexojmë Ungjillin dhe Veprat e Apostujve. Vetë fakti i Ngjitjes është dhënë vetëm me pak fjalë (Marku 16:19, Lluka 24:50-53). Veprat japin më shumë detaje përshkrimi për Ngjitjen (Vep. e Ap. 1:6-12). Qendra nuk është fakti i vetë Ngjalljes, por i domethënies që ka ky fakt për Kishën dhe botën.
Ngjitja e Zotit u bë në Malin e Ullinjve. Kështu, pra, në ikonë shohim disa pemë ulliri midis shkëmbinjve. Vetë Shpëtimtari është paraqitur duke u ngjitur në lavdi në një iron të zbukuruar. Lavdia e Tij është paraqitur, nga shumë rrathë koncentrikë të ngjyrosur, simbol i qiejve. Këta rrathë mbahen nga engjëjt dhe janë shprehja e madhështisë dhe e lavdisë së Krishtit.
Në pjesën e përparme, me Nënën e Zotit në qendër, ne shohim dy engjëj dhe dy grupe apostujsh. Këtu roli i engjëjve është ndryshe; ata janë mesazherë të Perëndisë (këmbët e zbathura e tregojnë këtë). Prania e Nënës së Perëndisë në Ngjitjen e Zotit nuk është përmendur në Ungjill, por është afirmuar nga Tradita dhe vazhdon në himnet e kësaj të kremteje. “Gëzohu, Ti o Nënë e Krishtit, Perëndisë sonë, duke parë ne apostujt Ngjitjen në qiell dhe lavdërojeni Atë.”
Në këtë ikonë Nëna e Zotit zë një vend shumë të veçantë. Ajo vendoset poshtë Ngjitjes së Shpëtimtarit dhe është si një aks i gjithë hartimit të ikonës. Ajo është si një lidhje midis botës njerëzore dhe Birit të Saj. Rëndësia e saj është theksuar nga qëndrimi në një vend më të lartë ose mbi një stol. Duart e saj janë në pozicion lutjeje. Ajo është ndërmjetësja jonë tek Perëndia. Grupi me Nënën e Zotit paraqesin Kishën tonë në lavdinë e saj dhe jo vetëm njerëzit që historikisht paraqiteshin në Ngjitjen në Qiell. Kjo tregohet qartë nga prania e apostull Pavlit, i cili historikisht nuk duhej të kishte qenë atje, sepse ai akona nuk qe i krishterë, gjithashtu dhe nga përcaktimi i pozicionit të Nënës së Zotit. Ajo që kishte mbajtur Perëndinë në veten e saj dhe ishte bërë tempull i trupëzimit të Fjalës, është personifikimi i Kishës-Trupit të Krishtit. Kjo është arsyeja, pse ajo është vendosur menjëherë poshtë ngjitjes së Krishtit me duart e ngritura lart. Ajo është e lidhur me të nëpërmjet lutjeve për botën.
Në ikonë ne shohim Krishtin duke i bekuar ata me dorën e djathtë dhe duke mbajtur në të majtën Ungjillin ose një letër të mbështjellë, simbol i një mësuesi apo i një predikuesi. Bekimi nuk ndërpritet me Ngjitjen e Tij. Ai mbetet burimi i bekimit dhe i diturisë, duke komunikuar me Kishën, me Shpirtin e Shenjtë. Lidhja e ngushtë midis Kishës dhe Krishtit shprehet në ikonë nga e gjithë struktura e hartimit, lidhur së bashku në të gjithë grupin në tokë me plotësimin e tij në qiell. Lëvizjet e grupit drejtuar Shpëtimtarit dhe veprimi i tij i bekimit, shprehin marrëdhëniet e brendshme dhe jetën e zakonshme të Kokës me trupin. Të dyja pjesët e ikonës; e sipërmja dhe e poshtmja, tokësorja dhe qiellorja, lidhin njëra tjetrën pa e humbur kuptimin e tyre.
Dy engjëjt që qëndrojnë prapa Nënës së Zotit dhe drejtuar kundrejt Shpëtimtarit, shpallin tek apostujt, që Krishti i ngritur do të vijë përsëri me lavdi “në të njëjtën mënyrë që ju shihni atë të shkojë në qiell (Vep 1-11). Kështu, në këtë kuptim, ikona e Ngjitjes është dhe një ikonë profetike, duke treguar Ardhjen e Dytë të Krishtit në lavdi.