Liturgiia Hyinore
Anafora
Tani fillon pjesa e Meshës Hyjnore e cila
quhet Anafora, që do të thotë ngritje lart, la-
rtqsim. Në këtë kohë, dhuratat e bukës dhe të
verës që janë blatuar në altar,
ngrihen lart nga altari drejt
Perëndisë Atit dhe marrin
shenjtërimin hyjnor nga
Shpirti i Shenjtë, i cili vjen t’i
ndryshojë ato në Trupin dhe
Gjakun e Krishtit.
Forma e përgjithshme e
Anaforës është rituali paskal
i Dhiatës së Vjetër, por tani i
përmbushur dhe i përsosur në
Dhiatën e Re dhe të për-
jetshme të Perëndisë me nje-
rëzit, në personin dhe veprën
e Jisu Krishtit, Mesias, “Qe-
ngjit tonë të Pashkës që është
flijuar” (I Korinthianët 4:7;
shih gjithashtu Hebrejtë 5:10). Kështu,
Anafora fillon:
Le të qëndrojmë mirë, le të qëndrojmë
me frikë, le të kemi kujdes, që të blatojmë
me paqe theroren e shenjtë.
Populli (kori) përgjigjet: Mëshirë paqeje,
therore lavdërimi.
Therorja e Shenjtë është Krishti, Biri i
Perëndisë, i cili u bë Biri i Njeriut, që të
blatojë vetveten tek Ati i tij, për jetën e botës.
Në personin e tij, Jisui është blatimi paqësor
i përsosur, i cili është i vetmi që
sjell mëshirën pajtuese të
Perëndisë.
Për më tepër, për të qenë
blatimi paqësor i përsosur, Jisui
është, gjithashtu, e vetmja the
rore lavdërimi e përshtatshme
dhe e mjaftueshme që njerëzit
mund t’i blatojnë Perëndisë.
Nuk ka ndonjë gjë tjetër tek
njerezit, që mund të krahasohet
me hijshmërinë e Perëndisë.
Nuk ka asgjë tjetër me të cilën
njerëzit denjësisht mund të la-
vdërojnë e falenderojnë Krijue-
sin. Kështu do të ishte edhe si-
kur njerëzit të mos ishin më-
katarë. Prandaj, vetë Perëndia i pajisi njerëzit
me theroren e lavdërimit më të përkryer.
Biri i Perëndisë u bë me të vërtetë
njerëzor, që personat njerëzorë të mund të
kenë një prej natyrës së tyre plotësisht të
përshtatshëm për hyj-shmërinë dhe
hirshmërinë e Perëndisë.
Dhe ky është Krishti, therorja e.
lavdërimit ndaj Perëndisë.
Vijon