Ana Suedezja (10 shkurt)
Kishte tre emra: Ingegerda ishte
ai pagan, Irini – i pagëzimit dhe Ana
emri murgjëror. Ishte bijë e
mbretëreshës Estrida dhe e të urtit
trim dhe të vendosur Olaf Sketko-
nung, mbretit të parë të krishterë
të Suedisë, për nga pikëpamja kro-
nike dhe ajo e vlerave, i cili u pagë-
zua rreth vitit 1000.
Ana ishte inteligjente, me prirje
poetike, zemërmirë, e zgjuar, gu-
ximtare, aspak mendjemadhe, e
mrekullueshme. Kur nuk mundi t’i
mbushte mendjen Olafit, që t’i jepte
fund luftës së rreptë dhe shkatërri-
mtare me Norvegjezët, u tregua e
gatshme të martohej me mbretin e
tyre Olaf Haraldson (shenjt i Pe-
rëndimit). Babai i saj, për të mos
shkaktuar pakënaqësi tek këshilli i
tij, fillimisht pranoi. Por shumë pak
kohë para dasmës (1015) ndërroi
mendje dhe ia premtoi Jerosllavit,
princit të Novgorodit, që ndodhet në
jug të Petropolit, në Rusi. Norve-
gjezët pranuan dhe monarkun e tyre
e mori motra tjetër e saj, e thjeshta
Astrida, dhe kështu mbaruan
fërkimet. Ka shumë mundësi që
Jerosllavi ta ketë kërkuar të bijën
për arsye politike, në prespektivën
e përplasjes me atin e tij, shën VLa-
dimirin (15 korrik), por ai (Vladimiri)
fjeti shpejt (1015).
Në 1016 shenjtorja arriti në Nov
gorod, që së bashku me Kievin ishin
vendet e qëndrimit të oborrit rus. Pri-
ncesha e Madhe (d.m.th mbretëre-
sha) e mençur, ndikoi thellë në politi-
kën e burrit të saj, të cilin e ndoqi
disa herë në betejë ! Njëherë madje,
me dredhi ai u kap rrob, por Shën Ana
ndërhyri dhe u ra dakort për armë-
pushim.
Shpresëtarja paqebërëse Irini (=
paqe), bëri që më në fund midis Ru-
sisë, Suedisë dhe Norvegjisë të sun-
donte paqja e përhershme. Përveç
dhjetë fëmijëve të saj, rriste jetimë,
si dhe fëmijë princash të huaj. Emri
i saj u lidh dhe me Manastirin e Shën
Irinit, që u ngrit (1037) për nder të saj,
si dhe me themelimin e kishës së
Shën Sofisë, gjithashtu në Novgorod.
Fjeti në Novgorod (10.2.1056),
pasi u bë murgeshë me emrin Ana.
Festohet dhe në 4 tetor, së bashku
me të birin e saj shën Vladimirin (ni-
pin e Vladimirit të parë). Lipsanët e
paprishur të të dyve kanë qenë në
kishën e Shën Sofisë, deri në revolu-
cionin e 1917-s.