EmailFacebookKontakt

Ana Suedezja

ANA SUEDEZJA
(10 Shkurt)

Kishte tre emra: Ingegerda
ishte ai pagan, Irini emri i
pagëzimit, dhe Ana emri
murgjëror. Bijë e mbretëreshës
Estrida dhe e të urtit trim dhe
të vendosur Olaf Sketkonung,
mbretit të parë të krishterë të
Suedisë për nga pikëpamja
kronike dhe ajo e vlerave, u
pagëzua rreth vitit 1000.
Ishte inteligjente, me prirje
poetike, zemërmirë, e zgjuar,
guximtare, aspak mendje-
madhe, e mrekullueshme. Kur
nuk mundi t’i mbushte mendjen
Olafit t’i jepte zgjidhje luftës së
nderë dhe shkatërrimtare me
norvegjezët, ishte e gatshme të
martohej me mbretin e tyre
Olaf Haraldson (shenjt i
Perëndimit). Babai i saj, për të
mos shkaktuar pakënaqësi tek
këshilli i tij, fillimisht pranoi.
Por, shumë pak kohë para
dasmës (1015), ndërroi mendje
dhe ia premtoi Jerosllavit,
princit të Novgorodit, në Rusi.
Norvegjezët pranuan, dhe
monarkun e tyre e mori motra
tjetër e saj, e thjeshta Astrida
dhe kështu mbaruan mosma-
rrëveshjet. Ka shumë mundësi
që Jerosllavi ta ketë kërkuar të
bijën për arsye politike, në
perspektivën e përplasjes me
atin e tij, shën Vladimirin (15
Korrik), por ai (Vladimiri)
Qeti shpejt (1015).
Më 1016 shenjtorja arriti
në Novgorod, që së bashku
me Kievin ishin vendet e
ndenjies së oborrit rus.
Princesha e Madhe (d.m.th
mbretëresha) e mençur,
ndikoi thellë në politikën e
burrit të saj, të cilin e ndoqi
disa herë në betejë !
Shpresëtarja paqebërëse
Irini (= paqe), bëri që më në
fund midis Rusisë, Suedisë
dhe Norvegjisë të sundonte
paqja e përhershme. Përveç
dhjetë fëmijëve të saj rriste
jetimë, si dhe fëmijë princash
të huaj. Emri i saj u lidh dhe
me Manastirin e Shën Irinit,
që u ngrit (1037) për nder të
saj, si dhe me themelimin e
kishës së Shën Sofisë,
gjithashtu në Novgorod.
Fjeti në Novgorod (10. 2.
1056), pasi u bë murgeshë me
emrin Ana.
Festohet dhe më 4 tetor, së
bashku me të birin e saj,
Shën Vladimirin (nipin e Vla-
dimirit të parë). Lipsanët e
paprishur të të dyve kanë
qenë në kishën e Shën Sofisë,
deri në revolucionin e vitit
1917.
At Justini