Për shumë vjet!… Amanet që po merr jetë
Nëse do të flasim për
traditat orthodhokse në
Shqipëri, një nga trevat
kryesore që ka ndih-
muar për mbajtjen gjallë
të saj është padyshim ajo
e Korçës. Kjo trevë e pa-
sur me histori, e mbu-
shur prej kohësh me be-
kimin e manastireve dhe
kishave të njohura ka
qenë burim i pashter-
shëm shembulli e frymë-
zimi për breza të tërë.
Të njohur jo thjesht
për kulturën, por për be-
simin e fortë, korçarët
kanë ditur të ruajnë
brenda tyre forcën dhe
dashurinë për orthodho-
ksinë. Gurët e lashtë
janë dëshmitarë të he-
shtur të rrëfenjave dhe
amaneteve që janë pë-
shpëritur mbi ta. Dhe
amanetin nuk e tret as
dheu…
Tepër i njohur ka
qenë jo vetëm në qytetin
e Korçës, por edhe më
gjerë përkushtimi i mo-
trave Cico. Ato jetuan
me dashuri të vërtetë
për Perëndinë duke ndih-
muar sa mundën me je-
tën dhe veprat e tyre ba-
mirëse. E gjithë jeta e
tyre qe një shembull
konkret i qëndresës dhe
i dashurisë, i përkushti-
mit dhe i sakrificës, i
dijes dhe i pjekurisë. Të
gjitha këto veti i trashë-
guan nga prindërit. E
ndjera, nëna e tyre, duke
u lënë një pasuri të vo-
gël, u la si fjalë të fundit
në shtratin e vdekjes
amanetin për të ndër-
tuar një kishë. Dhe ki-
sha do të mbante emrin
e Shën Anës, nënës së
Zonjës Hyjlindëse. Vitet
e vështira nuk e mundë-
suan realizimin e kësaj
ëndrre. Por erdhi koha e
zgjimit dhe Perëndia na
vërtetoi dashurinë e Tij
të pakufishme. Erdhi
çasti që kisha të ndërto-
hej megjithëse kontribu-
ti financiar i motrave
Cico ishte modest. Por
durimi, përkushtimi dhe
lutja kanë më tepër forcë
se të hollat.
Ashtu si në çdo as-
pekt të jetës shpirtërore,
përkujdesja e Kryepis
kopit Anastas ka qenë e
drejtpërdrejtë. Kështu,
Fortlumturia e Tij mu-
ndësoi ngritjen e Kishës
së Shën Anës, duke res-
pektuar amanetin, mun-
dimin dhe gëzimin e mo
trave Cico, por edhe të
gjithë komunitetit ortho-
dhoks korçar. Kisha e
Shën Anës po ngrihet
pak e nga pak përballë
kompleksit spitalor të
qytetit, duke u dhënë
kështu mundësi njerëzve
të shumtë të luten për të
afermit e tyre të sëmurë
apo duke bërë të mundur
që vetë të sëmurët të ma-
rrin bekimin e Nënës së
Hyjlindëses së bekuar.
Kjo kishë do të ndikojë
padyshim në rritjen
shpirtërore dhe forcimin
e traditave të forta or
thodhokse në Korçë.
Kështu, qytetit, ku
shërbejnë aktualisht 6