EmailFacebookKontakt

Aleksandri – U zgjodh Patriku i ri

Egjipt

Aleksandri – U zgjodh Patriku i ri

Metropolis Petro i Akros (Kamerun), 47 vjeç u zgjodh më 21 shkurt si Patriku i ri i Aleksandrisë, duke u bërë primat i Kishës Orthodhokse në Afrikë. Ai pasoi Patrikun Partheni III, i cili fjeti në 23 korrik të vitit të kaluar.

Fronëzimi i Patrikut Petro u krye më 9 mars, në Katedrelen Shën Sava i Shenjtëruar, të Aleksandrisë, seli e Patrikanës, ndërsa Liturgjinë e parë Hyjnore si Patrik do ta celebrojë në Katedralen e Shën Nikollës në Kairo më 16 mars, e diela e Orthodhoksisë.

Në ceremoninë e fronëzimit të Patrikut të ri mori pjesë edhe përfaqësuesi i përgjithshëm Arkihierakfik i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Protopresviter At Joan Trebicka.

Zgjedhja e një Patriku të ri në moshë, i cili njeh mirë terrenin e Kontinentit Afrikan dhe që ka një përvojë baritore dhe misionare, tregon vullnetin e Kishës Orthodhokse të Aleksandrisë, për të ndjekur rrugën e shënuar nga paraardhësi-dinamizëm, rrezatim shpirtëror, punë e hapur dhe dialog, si dhe zhvillim i mëtejshëm i Orthodhoksisë me origjinë Afrikane.