EmailFacebookKontakt

Aleks Pjetri – Një punëtor i palodhur i Kishës

Aleks Pjetri – Një punëtor i palodhur i Kishës
– Në 40 – vjetorin e fjetjes –
Duke ndjerë një ndjenjë
përgjegjësie, për të mos ha-
rruar të gjithë ata njerëz, të
cilët i kushtuan jetën dhe ve-
prën e tyre zhvillimit dhe
përparimit të Kishës sonë të
shenjtë, mendova edhe unë të
hedh disa rreshta në kujtim të
njërit prej këtyre punëtorëve të
palodhur të vreshtës së Jisu
Krishtit, për z. Aleks Pjetri –
mësues dhe kryepsalt i dioqe-
zës së Tiranës.
Aleksi lindi në Durrës më
17.03.1898 prej një familje
punëtorësh. Më 1914 mbaron
liceun grek në Durrës. Duke
patur një dashuri të madhe për
librat, dalloi nga shokët e tjerë
si një nga nxënësit më të mirë.
Po me të njëjtin zell mësoi dhe
studioi shkronjat e bukura
shqipe. Megjithëse ende stu­
dent, jep kontributin e tij në
mësimin e gjuhës amtare në
shkollën e natës në Durrës.
Duke pasur një talent të
veçantë muzikor, ai luan rolin
kryesor në riformimin e bandës
muzikore të Bashkisë së Durrë-
sit, pa asnjë lloj shpërblimi. Një
kontribut të veçantë ka dhënë
në pasurimin e Bibliotekës Ko-
mbëtare dhe të Muzeut Kombë-
tar, që në kohën e themelimit
të tyre në kryeqytet, duke u dhu-
ruar libra të vjetër, dorë-
shkrime historike, monedha të
vjetra etj. Megjithëse i vobektë,
ai dallohet si një nga dhuruesit
kryesorë të këtyre dy institu-
cioneve, siç e dëshmojnë edhe
falënderimet e shumta që ka
marrë prej tyre. Më 1934, botoi
librin “Anthologji Dashtunie”,
me këngë popullore shqiptare
si edhe disa këngë të përkthy-
era nga trevat e Ballkanit,
përmbajtja e të cilave ishte pe-
dagogjike për rininë dhe fa-
miljarët.
Ndërsa veprimtaria e tij fe-
tare është shumë më e gjerë.
Më 1911 dorëzohet anagnost në
Kishën e Durrësit, nga Mitro-
politi Jakov. Duke pasur një
pjesëmarrje aktive në Kishën e
qytetit, mëson prej protopsaltit
të saj z. Janaq Nako, i cili ki-
shte mbaruar konservatorin në
Stamboll, për muzikë bizan-
tine. Merita e madhe e Aleksit
është se ai, duke qenë një
njohës i mirë i gjuhës shqipe,
arriti ta përshtasë atë në më-
nyrë të përkryer me muzikën
bizantine kishtare.
Me talentin që kishte dhe
frymën e sakrificës që e karak-
terizonte, arriti të formojë kore
kishtare në gjuhën shqipe si në
Durrës, Tiranë, Shkodër,
Kavajë etj., gjë që ndikoi shumë
edhe në shtimin e radhëve të
besimtarëve, si edhe në zgjer­
imin e aktiviteteve dhe të ar-
dhurave të kishës.
Aleks Pjetrit gjithashtu i
dedikohet edhe kënga e Kri-
shtlindjeve “Mirmëngjes zonja,
zotrinj”, që u këndua për herë
të parë në Durrës, nga një kor
të rinjsh.
Gjithmonë mendonte se

brezi i ri, që rritej duhej që të
rritej me frymën e Kishës së
Shenjtë, prandaj sa herë që i
jepej mundësia në shkollë dhe
jashtë saj u jepte mësime feta-
romorale nxënësve orthodhok-
së. Më 1929 me shpenzimet e
veta botoi broshurën “Psalme
dhe Himne të tjera”, që ishin të
domosdoshme për rininë, që të
mësonin të këndonin në kor.
Nga viti 1932 deri më 1955 me
një nismë personale endej si
misionar nëpër fshatra e qy-
tete, për të edukuar popullin
me ndjenja fetare, morale e
patriotike. Disa nga kishat që
ai psali janë: Manastiri i Shën
Vlashit (Durrës), Manastiri i
Shën Joan Vladimirit (Elba­
san), Manastiri i Ardenicës dhe
gati në të gjithë dioqezën e

Beratit. Gjithashtu ka psalur
edhe në Korçë, Pogradec, Shën
Naum etj.
Të gjitha këto shërbime të
çmuara (kontribut modest siç e
quante ai), Aleks Pjetri i kreu
pa pritur asnjë shpërblim nga
Kisha, madje ishte i bindur se
duhej t’i ofronte dhe më.
Vitet e fundit të jetës së tij
ishin mjaft të vështira. Shumë
i varfër dhe i sëmurë Aleksi
shtrohet në spitalin e Tiranës
dhe më pas në atë të Durrësit,
ku më 25 janar 1962, jep
frymën e fundit këtu në tokë,
për të shkuar në psaltirin
qiellor, që t’i psalë në përjetësi
Perëndisë.
Amin!
Mihal Kostoli