Në 100-vjetorin e lindjes
Aleks Pjetri – Një jetë e përkushtuar muzikës kishtare
Në 17 mars bëhen 100 vjet nga lindja e Aleks Pjetrit nga Durrësi, kryepsaltit të parë të Kishës sonë. Në të gjithë veprimtarinë e tij vërtet të habitshme, ai synoi ngritjen në një nivel sa më të lartë të muzikës bizantine në shërbesat fetare, duke krijuar edhe të parin kor kishtar orthodhoks në Shqipëri.
Me rastin e kremtimit të Lindjes së Shpëtimtarit, do të donim të veçonim një krijim të tij, “Krishtlindjet”, që u këndua për kolendrat e vitit 1928. Ajo bazohej në melodinë kishtare bizantine të Dërgimsores. Që atëhere ajo është bërë një nga këngët më të dashura për fëmijët orthodhoksë, sa herë afron kjo festë e shënuar.
KRISHTLINDJET
Mirë mëngjes, zonja, zotrinj,
Lutemi na pranoni;
Në këtë çast me qetësi
Një lajm gazmor dëgjoni:
Mbi Vithleemin hebraik
Yjet shkëlqejnë për çudi,
Sepse u bë zbulim mistik
Dhe gjithësia u përtëri.
Si sot fjala e Perëndisë,
Gjith botën për me shpëtu,
Lindi Njeri prej Virgjër-Marisë
Me emrin Zoti Jisu.
Lavdi në ty që na dhuron
Dritë dhe paqe e çdo mirësi
Engjej, barinj këto fjalë këndojnë
Në qiell, në tokë, në gjithësi.
Prej Persie tre mbretër shokë
Nga një dhuratë po i sillnin:
Një Yll i bukur dritëplotë
Prin udhën që s’e dinin.
Kta pyetën në Jerusalim:
Ku lindi Shpëtimtari?
Por yll i bukur para prin
Me dritë si rreze ari!
Ylli qëndroi në Vithleem,
Aty ku kish lindur Jisui,
Si i vobekët me gjith mend!
Por kta të tre i ran’ në gjunj.
I’n falën me përulësi,
Pse ishin tepër dijetarë.
Një engjëli u dha porosi, kur
t’iknin tjetër udh’ me marr…