Me një fjalë të qartë si gjithmonë e për këtë arsye edhe mjaft të mprehtë, Kryepiskopi i Tiranës, Durresit dhe gjithë Shqipërisë Anastasi foli për shkaqet e pasojat e krizës ekonomi- ke, në Komitetin Qendror të Këshillit Botëror të Ki- shave, që u mblodh në Akademinë Orthodhokse të Kretës, në Kolimbari të Hanias.
Z. Anastas, duke folur “për lirinë e njeriut që është pakësuar për shkak se i është dhënë rëndësi
lirisë absolute të tregut”, nuk kurseu as Kishën dhe besimtarët e saj, duke i quajtur “jokonsekuentë me parimet e Ungjillit, për shkak të pjesëmarr- jes së vogël ose të madhe në padrejtësi dhe në ko- rrupsionin shoqëror”.
Madje më vonë, kur mbaroi fjalën, “shiut të pyetjeve të bëra nga ga- zetarët e huaj që ndiqnin punimet, nuk ngurroi t’u japë përgjigje më të ho- llësishme dhe me një qar- tësi më të madhe për këto
përgjegjësi, të cilat nuk janë të njëjtat për të gjithë dhe as për të gjitha Kishat. Siç theksoi në mënyrë të veçantë “është e ndrysh- me përgjegjësia që ka një Kishë në vende ku marrin hua me 1% dhe pastaj ja- pin vetë hua me 6% dhe e ndryshme në vende të tjera, që u mësuan të je- tojnë me hua, duke harru- ar përgjegjësitë e tyre”.
Nga foltorja e kësaj mbledhjeje, që u zhvillua nën përkujdesjen e Patriar-
(Vijon në faqen 2)
“Akuzoj” e Kryepiskopit Anastas për krizën ekonomike
Fjalë e fortë e Presidentit të WCC, Fortlumturisë së Tij Anastasit,
në Mbledhjen e Komitetit Qendror të Këshillit Botëror të Kishave
(Vijon nga faqja 1) kut Ekumenik, Vartholomeut, e cila ishte një mbledhje parapërgatito- re e Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit Botëror të Kishave që do të zhvillohet më 2013 në Kore, z. Anastas foli për tregtarët e pa- rasë, që janë përgjegjës për sklla- vërimin e popujve të tërë.
Popujt skllevër
të tregtarëve anonimë
“Nga një shoqëri personash të lirë kemi arritur në pikën kur popuj të tërë po kthehen në ka- ndidatë për skllevër të grupeve që qëndrojnë të fshehura, të tre- gtarëve anonimë të parasë që rregullojnë ekonomitë e popuj- ve, të cilët njihen si tregje” tha Kryepiskopi.
Kryepiskopi i Shqipërisë bëri kritikë “për ekonominë ikonike
që nuk e kontrollon asnjë insti- tucion politik ose shtetar. Përku- ndrazi vendimet e këtyre fakto- rëve të panjohur që veprojnë me fytyra të mbuluara, mund të hedhin në erë shtete ose kombe dhe të dënojnë miliona njerëz me papunësi dhe shoqërinë ta çojnë në mjerim”.
Pabarazitë botërore
dhe përgjegjësia
“Padrejtësia në nivel botë- ror, tha Kryepiskopi Anastas, kul- mon në faktin se 20% e popull- sisë së planetit që jeton në ven- de të pasura konsumon 80% të pasurisë së tokës”.
Foli edhe për qëndrimin e Kishës ndaj krizës, duke thënë se “autokritika nuk mjafton. Dhe as nuk është e lejueshme që roli i Kishës të kufizohet në përshkri- me që dënojnë shkel’ësit në mënyrë jokonkrete”.
Përkundrazi, duhet “që fjala profetike, pa bërë kthesa, të ftojë njerëzit në pendim. Për shumë njerëz modernë fjala “pendim” tingëllon shumë fe- tare dhe e vjetruar. Megjithatë, mbetet diakronike aktuale dhe revolucionare, që nga koha kur Zoti ynë Jisu Krisht na tregoi se pendimi përbën bërthamën e Ungjillit të Tij”.
Marrë nga Gazeta “To Vima”
(Gazeta e botoi fjalën të plotë.
Vetëm në dy ditët para, pati mbi 55 mijë klikime në faqen online.)