Aktivitete të Lidhjes së Grave Orthodhokse të Tiranës
në periudhën e Krishtlindjeve
Gjatë muajit dhjetor u
shpërndanë ndihma të shu-
mta si veshmbathje, ush-
qime dhe ndihmë monetare
në rreth 850 persona nevoj-
tarë, si jetimë, të varfër, të
pastreh, të sëmurë, të mo-
shuar (azile e shtëpi), lypsa,
të burgosur etj. Shpenzimet
për këto ndihma arritën
635.467 lekë. Shpërndarja
e dhuratave u bë në për-
shtatje me nevojat e vega
nta të gjithsecilit duke për-
gatitur pako mikse me vesh
mbathje, ushqime, ëmbëlsi-
ra dhe një mesazh urimi me
rastin e Krishtlindjeve nga
Fortlumturia e Tij, Kryepi-
skopi Anastas.Gjatë këtij
muaji disa donatorë të huaj
dhuruan 203.500 lekë dhe
një pjesë e kësaj ndihme u
përdor në ndihmë të perso-
nave me aftësi të kufizuara.
Një kontribut të madh për
grumbullimin e fondeve dha
komuniteti besimtar në ki-
shën e Ungjillëzimit, ku u
mblodhën gjithsej 108.790
lekë nga arka për të varfrit
dhe kanistra në hyrje të Ki-
shës dhe nga kisha e Shën
Prokopit u siguruan 31.550
lekë. Ndihmë të veçantë
për këtë shtresë dhe për të
burgosurit dha Kryepiskopi
Anastas. Zyra Diakonia
Agapes dhuroi 100 pako
me lodra dhe ëmbëlsira, të
cilat u shpëmdanë në pjesën
më të madhe në fëmijët e
varfër dhe jetimë që erdhën
në Kishë me nënat e tyre
për të kërkuar ndihmë. Di-
tën e kolendrave shpërnda-
më disa pako të tjera me lo
dra në qendrën e fëmijëve
të braktisur prej baballa-
rëve dhe 30 të tjera i dhuru-
am në fëmijët jetimë të
shkollës 9-vjeçare “Vasil
Shanto” Tiranë.
Ndihma ushqimore u
dhuruan edhe në qytetet
Laç, Cërrik e Gramsh ku u
shpërndanë gjithsej 70 pako
me ushqime (vaj, sheqer,
makarona).
Ditën e kolendrave shpër-
ndamë një pako simbolike
me rastin e Krishtlindjeve
në 27 nënat dhe 33 të mo-
shuar azilantë.
Para dhe mbas Krishtli
ndjeve bëmë vizita të shum-
ta në të sëmurë, të paralizuar
dhe nëna e pleq në azile.
Nga
veprimtaritë
e grave
orthodhokse
në ndihmë të
njrëz,ve në
nevojë